Yuri Kim: SHBA do ndërmarrë masa të ashpra dhe vendosë sanksione ndaj individëvë të korruptuar

3 Qershor 2021, 22:49Politika TEMA

Shtëpia e Bardhë i shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Në një postim në Twitter, ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim shprehet se SHBA do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale dhe të tjerëve.

“Presidenti amerikan Joe Biden sot vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA.

Qeveria e SHBA-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale dhe të tjerëve.

Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion si; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies”, thekson ambasadorja Kim

Përmes një memorandumi presidenti Biden thotë se “administrata amerikane do të udhëheqë përpjekjet për të nxitur qeverisje të mirë, transparencë në sistemet financiare të Shteteve të Bashkuara dhe globale, si dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit”.

Me përfshirjen e luftës anti-korrupsion në përparësitë e saj, administrata Biden angazhohet të ndërmarrë hapa të rinj për të vënë para përgjegjësisë individët e korruptuar, organizatat kriminale transnacionale dhe aktorë të tjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Kjo përfshin forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve që synojnë luftë kundër korrupsionit sipas Ligjit Magnitsky dhe kompetencave të tjera të ngjashme; dhe përforcimin e masave penale ose civile, të tilla si Nisma Departamentit të Drejtësisë për Rimarrjen e Pronave të Siguruara përmes Kleptokracisë”.

Në dokument thuhet se “korrupsioni dëmton besimin e publikut, pengon qeverisjen efektive, deformon tregjet dhe qasjen e drejtë në shërbime; saboton përpjekjet për zhvillimin; kontribuon në brishtësinë e vendeve, ekstremizmin dhe migrimin kombëtar; dhe u siguron udhëheqësve autoritarë një mjet për të minuar demokracitë në të gjithë botën.”

“Kur udhëheqësit vjedhin nga shtetasit e vendeve të tyre ose oligarkët shpërfillin shtetin ligjor, ngadalësohet rritja ekonomike, thellohet pabarazia dhe bie besimi tek qeveria”, vazhdon memorandumi.

Shtëpia e Bardhë thotë se kostoja financiare e korrupsionit është marramendëse, duke gërryer 2 – 5 përqind nga prodhimi global i brendshëm bruto.

“Korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, barazinë ekonomike, përpjekjet globale kundër varfërisë dhe zhvillimit, dhe vetë demokracinë. Por duke parandaluar dhe luftuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe duke demonstruar avantazhet e një qeverisjeje transparente dhe të përgjegjshme, ne mund të sigurojmë një avantazh kritik për Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera”, shprehet presidenti Biden.

Memorandumi u kërkon agjencive kryesore të administratës që të koordinojnë dhe të mbështesin përpjekjet e anti-korrupsionit, të luftojnë financimet e paligjshme, të vënë aktorët e korruptuar para përgjegjësisë, të ndërtojnë partneritete ndërkombëtare dhe të përmirësojnë ndihmën e huaj.

Dokumenti thotë se kjo gjithashtu nënkupton rritjen e mbështetjes për forcimin e aftësive të shoqërisë civile, medias, organeve shtetërore dhe lokale, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve të tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.

“Korrupsioni shkatërron demokracinë nga brenda dhe gjithnjë e më shumë përdoret si instrument nga shtetet autoritare për të minuar institucionet demokratike”, thuhet në dokument.

Administrata amerikane angazhohet “të godasë parajsat fiskale dhe financimet e paligjshme, që kontribuojnë në pabarazinë e të ardhurave, financimin e terrorizmit dhe rrisin ndikimin e huaj keqdashës”, thuhet në dokument.

11 komente në “Yuri Kim: SHBA do ndërmarrë masa të ashpra dhe vendosë sanksione ndaj individëvë të korruptuar”

  1. Kalec Dega says:

    hahhahahahhahaha, demonkratet marksiste do shpetojne boten…

    1. Zeni biri i qenit says:

      Nuk ka pare asgje akoma Saliu.Kur amerika ti bllokoje parate e vjedhura te Argites dhe SHkerdhenit ateherae do shikojme se sa i paster na paska qene.

  2. Taqip Kudeshi says:

    Rrofshin e qofshin, kalecat e degës së fikut, që kanë rënë nga fiku dhe tani fshijnë bythën me gjethe fiku….ohohoho…….ku të ha e ku të djeg…….ohohohooooooooo çere qejfi kur e kruan, se kusurin e ke edhe me gjethe hisllash në se nuk të dalin ato të fikut.

  3. Fen says:

    Psh.C’fare do ti besh Kalec Deges qe parate e dhena nga bisha Sali te perfituara nga krimi?Kurgja.Sa Kalec Dega jane strehuar ne Amerike duke marr me vehte pasuri marramendese nga Shqypnia numerohen rreth 40 vete qe e kane rrjepur kete vend
    Me duket se Presidentit Biden i ka lindur kjo ide nga biseda qe ka bere me Al Bin Kurtin!

  4. Eduart says:

    Perfetto tik tak e molto vicino.

  5. k says:

    Zonja ambasadore !
    Populli shqiptar,eshte pro amerikan sepse shikon tek ju shpresen e vetme për të shpëtuar
    nga korrupsioni gjithë-përshirës,mafja ,hajdutlliku,zaptimi,prokurorët,gjyqtarët,mjekët,etj,etj.
    Do t’ju shajnë,shpifin,intrigojnë,me zagarët dhe shërbërorët e tyre degenerata dhe ndyrësira
    sepse duan të ruajnë pushtetin e krimit si metastaza mbi shoqërinë dhe popullin a pafuqishëm.
    Jemi me ju me gjithë forcën e shpirtit.

  6. Miku says:

    Do e qortoj shume pak ameriken kesaj here sepse na beri nderin kombetar per sali berishen.
    Amerika e ka marre seriozhish luften ndaj korrupsionit sepse e di shume mire qe perandoria romake ra pikerisht nga fenomeni galopat i korrupsionit

  7. Astriti says:

    Kalec Dega…jashteqitjet si ty e kane vendin ne kanalet e ujrave te zeza te jashteqitjeve.

  8. Dashamires says:

    K. ata qe bejne “hahaahaha” dhe etiketojne me terma abstrakte – sipas ligjshem te psikologjike mendohet se e kane miren nen kesul.
    K. Mos valle edhe ti je nje individual i korruptuar qe te kap ky ligji “marksist” amerikan? Nuk ka nevoje te pergjigjesh. Po po qese je person me ndergjegje mund t’i pergjigjesh vehtes. Eshte shpeton i shpirtit dhe te rritet ndergjegje. T’i pastaj nuk do qeshesh kaq gjate, qe keshtu te bene te dukesh me mekate! Per ndryshe …mundet edhe budalla me % te ulet.

  9. K says:

    Shko mëso abetaren .

  10. Kalec Dega says:

    Po çju zuri more te nderuar komentues?
    Une nje cop Kales pa Dega jam, ashtu mendoj, e ashtu shkruaj, ç’keni me mua?
    Une jam me i zgjuari i habitatit tim shpellar.
    Ne shpellen tone, ne nuk pranojme te huajte te na mesojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje