Britanikët të zemëruar, “mbyllet” turizmi, Portugalia hiqet nga lista e gjelbër

4 Qershor 2021, 20:15Bota TEMA

Vendimi i Britanisë së Madhe për të hequr Portugalinë nga lista e vendeve ku mund të udhëtohet pa karantinë ka zemëruar turistët që gjenden atje apo që kanë planifikuar të shkojnë.

Autoritetet britanike publikuan të enjten listën e përditësuar me vendet e kuqe, portokalli dhe të gjelbra ku ndryshimi kryesor ishte kalimi i Portugalisë nga kategoria e gjelbër tek ajo portokalli që parashikon karantinë për udhëtarët.

Vendimi praktikisht mbyll tregun e udhëtimeve turistike dhe thellon krizën pandemike për kompanitë ajrore.

Britania e madhe lejoi rifillimin e udhëtimeve në 17 maj pas më shume se 4 muajve izolim, me Portugalinë që u bë destinacioni i vetëm i madh, i hapur për turistët.

Mijëra britanikë që po pushojnë në destinacione portugeze, janë të pasigurt për atë që i pret pas rikthimit në shtëpi. Në listën e përditësuar të Britanisë, Shqipëria vijon të renditet mes vendeve portokalli ku nuk rekomandohet udhëtimi.

1 komente në “Britanikët të zemëruar, “mbyllet” turizmi, Portugalia hiqet nga lista e gjelbër”

  1. Zeni says:

    Kjo karona rast ideal per te njohur plehrat qe na rrethojne
    Shqiperia ne liste portokalli thone ….po se lejn mangut me ardh me na bo moral per krimin e organizuar e korrupsionin etj.
    Keta plehra
    Mytini ne droge çuna ….tja merrni frymen edhe e kane pak
    Neve kur na kan mbyt neper “Konferenca Paqe” sna kan trajtu kaq mir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje