Leksioni i marrë me 25 prill nuk i mjafton: Ja si PD vazhdon të shpifë edhe mbi një gjyq per shpifje

4 Qershor 2021, 19:52Blog TEMA

Nga Carlo Bollino

Humbja zgjedhore e 25 prillit nuk i ka mjaftuar Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe familjes së tij për të kuptuar më në fund që shpifja si një mjet betejë politike nuk është fitimprurëse. Njerëzit nuk i durojnë më gënjeshtrat, dhe nëse të gënjesh është e rëndë kur e bën kush është në pushtet, të gënjesh kur je në opozitë është akoma më skandaloze, përveçse edhe qesharake. Kulmi është se këta ish-qeveritarë shpifin edhe kur flitet për shpifje.

Tri ditë më parë Rilindjja Demokratike, organi zyrtar i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, shkruan se unë jam dënuar për “shpifje” pas një padie të bërë nga gazetarja britanike Alice Taylor për një analizë të publikuar në disa media. Alice Taylor kishte luksin të bënte një padi për shpifje në përgjigje të një analize që e gjykonte shpifëse. Ishte e drejta e saj, por nëse unë do të bëja një padi për çdo shpifje të marrë nga media dhe nga politikanët e opozitës, do ta kaloja çdo ditë në gjykatë.

Po le të kthehemi te RD. Në një shkrim të tijin, organi zyrtar i PD shkruan që unë, Carlo Bollino, jam dënuar dhe bashkë me mua është dënuar edhe Shqiptarja.com. “Gazetarja britanike fiton gjyqin me Carlo Bolinon për shpifje” shkruhet në titull. Dhe brenda tekstit shton:

”Shqiptarja.com ka hequr artikujt, por refuzoi të lëshojë një përgënjeshtrim. Gjykata i urdhëroi që të publikojnë vendimin e gjykatës” shkruan RD. Përveç faktit se unë nuk kam marrë asnjë padi personalisht nga Alice Taylor, e vërteta është totalisht e kundërt me atë që shkruan RD: Kjo çështje është ndjekur nga avokati ynë Gavrosh Andoni dhe Shqiptarja.com është shpallur e pafajshme nga gjykatësja Alma Kodraliu dhe kërkesa e Alice Taylor për Shqiptarja.com për të publikuar një përgënjeshtrim u hodh poshtë si e pa bazuar.

E njëjta gënjeshtër e RD sot është përsëritur si papagall edhe nga Jamarbër Berisha që duke jetuar me të ardhurat e pallateve dhe duke mos pasur tjetër punë, tashmë merret me kohë të plotë në Facebook duke hedhur baltë mbi gazetarët dhe kundërshtarët politikë të partisë së tij. I pandërgjegjshëm për faktin se, humbja e PD është meritë edhe e tij.

8 komente në “Leksioni i marrë me 25 prill nuk i mjafton: Ja si PD vazhdon të shpifë edhe mbi një gjyq per shpifje”

  1. VAFSHIN NË DJALL. says:

    KARLO, MOS U LODH KOT BRE BURRË.
    ATA VEÇ SE JANË TË PA CIPË, JANË EDHE TË PA SHPRESË.

  2. ergert says:

    Karlo une te keshilloj te mos merresh me me keta bastarde. Jane nje nivel aq i ulet sa i shkojne pas vetem te cmendurit, hajdutet dhe njerezit me te felliqur ne Shqiperi. Per kuriozitet pashe kush ndjek psh kete qosen Jamarber qe thone se eshte dashuruar me te vjehrrin. Te gjithe ishin ose manjake seksuale ose perdhunues si Taulant Dedja, ose perverse si Agim Xhafka ose militantet me injorante te PD qe e duan Berishen edhe po tu kape grate a tju vrase femijet. Keshtu bre byrazer, mos u merr me me keta se ti betejen ndaj ketyre e ke fituar edhe per 100 vitet qe vijne.

  3. Bari says:

    O Carlo mire saliu qe eshte kriminel hajdut po’ nuk fole njehere per ramen o shkerdhat do te thote qe paguhesh nga ai ne shqipri Jane te te gjithe sàli o ka apo carlo

  4. Bari says:

    O Carlo mire saliu qe eshte kriminel hajdut po’ nuk fole njehere per ramen o shkerdhat do te thote qe paguhesh nga ai ne shqipri Jane te te gjithe sàli o ka apo

    1. Ben says:

      Po ca te shkruaj Karlo per Ramen o qelpsin. Te thote qe doli per te lyp vaksinat per shqiptaret? Apo te tregoje qe po i rri ne koke gjithe shpive te njerzve qe i rrenoi termeti? Rama po ben punet e veta shum mir problemi jeni ju shpellaret e Saliut qe vetem doni te digjni dhe te shkaterroni. leje pastaj te mashtroni. E keni problemin me karlon se ju nxjerr lakuriq si qeplsina qe jeni. Sa here rreni ju nxjerr horrliqet. Dhe si perfundim ti hani mutin inteligjences se karlo bolinos

      1. Bari says:

        Ke ndonje moter o qelpsin miltant une e shava saliun o legen dhe thashe ne shqiperi Jane te gjithe sali

        1. Ben says:

          Ti e ke Saliun mrena o kafshe. Te del vetem me shpirtin zgjebe qe nuk e ke kuptu akoma se kush esht e keqja aty. Je ti dhe gjith ato si ty qe thone mire Saliu eshte mut, por mut jan te gjith. Ti je muti qe mban ere skllavi. qe do me perzi me mut cdo gje. Na flliqet pisa muti

  5. Joni says:

    Carlo Bolino Respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje