Vrasja pranë Gjykatës së Tiranës, babai ekzekuton me 5 plumba ish-burrin e vajzës: Plagoset dhe ish-prokurori i "21 Janarit"

4 Qershor 2021, 12:02Kronika TEMA
Vrasja pranë Gjykatës së Tiranës, babai ekzekuton me 5

Një person është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në Tiranë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje. Në konflikt është përfshirë Mexhit Picari, i cili ka qëlluar me arme ish-dhëndrin e tij, shtetasin Kudret Saliaj, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe ish-prokurori Adriatik Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve, pas ngjarjes ish-Prokurori Cama ka qenë i vetëdijshëm dhe ka qëndruar aty derisa ka mbërritur policia. Ai ka qenë i tronditur për ngjarjen dhe nuk ka pranuar që kolegë të tij ta dërgonin në spital.

Cama ka qenë prokuror i çështjes së 21 janarit, teksa akutalisht punon si avokat.

Dinamika e ngjarjes:

Mexhit Picari shkarkoi të gjithë karikatorin e pistoletës ndaj ish-dhëndrit të tij Kudret Aliaj duke lëshuar në drejtim të tij 8 plumba.

5 prej plumbave kanë kapur Saliajn në pjesën e gjoksit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, kurse njëri prej tyre ka kapur në bark avokatin Adriatik Cama, i cili pas ngjarjes telefonoi policinë duke mos u larguar nga tavolina ku po konsumonte kafenë me viktimën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes arritën forcat e rendit që ishin pranë gjykatës së Tiranës duke bërë sigurimin e zonës.

Arrestohet autori i krimit:

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Mexhit Picarin, autorin e dyshuar të vrasjes se ish-dhëndrit te tij,  Kudret Saliaj dhe plagosjes se ish-prokurorit, Adriatik Cama, i cili ushtronte profesionin e avokatit. Arrestimi i Picarit, u bë rreth një orë pas krimit.

“Fale reagimit të menjëhershëm  të Policisë  dhe  veprimeve të  shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit”, thote policia.

6 komente në “Vrasja pranë Gjykatës së Tiranës, babai ekzekuton me 5 plumba ish-burrin e vajzës: Plagoset dhe ish-prokurori i “21 Janarit””

  1. K says:

    Prokurorët e korruptuar që nuk kalon e vetingun behen avokate të nderuar? Tjeter skandal i një shteti të degraduar.

    1. Ola says:

      Nuk kam fjalë , nuk janë avokatë sepse fatkeqësisht Shqipëria ska avokatë por janë sekserë e matrapazë, nuk u lejohet të punojnë në drejtësi për 15 vjet por ppërsëri punon në drejtësi po kësa radhe është i nderuar sepse lekët e gjakut të popullit i marrin direkt! O moj Shqipni e mjera Shqipni…/ Kur moj shqipe do kesh ti drejtësi…

  2. sa gjynah .nji lopcar i pafajshem qe e vun me force prokuror
    me e perdor klani fshataro maloqor (birisha muta)

  3. sapa says:

    Po vrisni prokurore,gjygjtare dhe shtetare o plehra dhe jo njeri tjetrin!Ata e kane degraduar kete vend!

  4. TIRANA Aleksi says:

    Prokurori ndyresire dhe avokati leke kerkon!! Po edhe ky ndyresira qe dhunon gruan me tre femije, dhe ndan femijet nga nena nuk meriton asnje respekt!! Hallexhiu ketu eshte ai zotnija qe nuk gjeti rruge tjeter veçse te perdore armen e sherbimit!! Nuk aprovoj vrasjen qe beri ne asnje menyre, por rrethanat jane aq te forta sa edhe nje filizofi apo juristi te madh do t’i ikte truri!! Ne shume legjislacione ekziston nje rrethane e tille lehtesuese! Nuk do te çuditesha neqoftese avokati i tij i mbrojtjes do te thoshte: Ishte dora e zotit ajo qe qelloji dhe jo dora e Maradones!!

  5. Albanian till I die says:

    @Tirana Aleksi….o djali, nusja e ketij shkonte me te tjere, pra e tradhtonte…ky tjesht e ndau, nuk ka pse te vritet njeriu qe kerkon te ndahet nga nje grua si ajo…Shikoj gjerat me ne thellsi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje