Vrasja e Klodian Rashës, ja sa vite burg kërkoi Prokuroria për ish-policin Nevaldo Hajdaraj

3 Qershor 2021, 13:25Kronika TEMA
Vrasja e Klodian Rashës, ja sa vite burg kërkoi Prokuroria për

Prokuroria e Tiranës kërkoi një dënim prej 20 vitesh burg për ish-efektivin e policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Ish-efektivi i forcave “Shqiponja” po gjykohet për akuzën e “vrasjes me dashje” të 25-vjeçarit Klodian Rasha, ngjarje kjo e ndodhur 8 dhjetorin e vitit të kaluar, në kryeqytet.

Duke qenë se Hajdarajt i është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar, përfiton ulje me 1/3 e dënimit duke e çuar në 13 vjet e 4 muaj pretencën e prokurorisë.

Prokurori Ardian Braho nënvizoi rrezikshmërinë e veprës penale dhe rrethanat e kryerjes së saj. Sipas prokurorit, vepra u krye nga një punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës së tij dhe me armën e shërbimit. “I pandehuri e ka konsumuar veprën pa motiv të qenësishëm, pa u ndjerë i rrezikuar dhe gjatë detyrës”, tha Braho.

2 komente në “Vrasja e Klodian Rashës, ja sa vite burg kërkoi Prokuroria për ish-policin Nevaldo Hajdaraj”

  1. spartak says:

    Ore . Pa qenë ; pa u ndjerë ; pa kështu e pa ashtu .
    Nxirri kaptinën o prokuror , mos e len pa emër , as mashkull e as femër .
    S’po du me paragjyku Klodianin , as djalë i keq e as djalë i mirë , por, kur nuk ka pasë merita , e të arrijsh me i vënë një rruge emrin e tij për meritën e vetme ” E ka vra policia ” , kjo është e pa imagjinueshme dhe e pa ndigjume ndonjëherë , duke na mbulu me turp krejt kombin . ” Çfarè motivesh përdorin shqiptarët me emërtu rrugët “.
    Me vrap lali fiku boni sikur e vendosi në Këshillin e tij Bashkiak monist ( Hasan Dost o Hasan Dost , vetë shkruaj e vetë vulos ) me i vonë emrin rrugës , me mbulu M me Sh , veprim thellësisht e përjetësisht i gabuar , aq sa , ka 6 muaj që , u vu në siklet një prokurori e tanë me shpjegu arësyet , shkakun dhe dhënë pretencën për këtë krim shtetëror .
    Ulje dënimi me 1/3 sepse ka pranu fajin . Çfarë faji ?
    Të kam vesh rroben e mbrojtësit të jetës së shtetasve ( Detyra Nr.1 e Kushtetutës ) , të jap rrogë , dhe ke dhe armë me e kry këtë detyrë , e ti vjen e më vret mua . E çfarë krimi tjetër do pres unë si shtetas prej shtetit tim . A ka mundësi zoti k/Ministër të ma thuash , se prej k/Policit qe po i vriten e sakatohen shqiptarët përditë , rrugëve , me armë e pa armë dhe ndën mbrojtjen e tij me vendime gjykate , nuk pres asnjë hajër dhe shpresë .
    Sikterr krye polic .

  2. taso kume says:

    PER te ardhur keq ne SHQIPERI administrata ka mare sidromen e likes ( presidenti) qe nuk la me dekorime pa bere me vende e pa vende ,keshtu gjykohet dhe per emrin e rruges qe i dedikohet viktimes per te zbutur idjotlleqet e punonjesve te shtetit qe sillen si gangstere me roben dhe armen e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje