Emmimarie Jones habiti doktorët dhe skandalizoi Kishën, kur në vitin 1956 tha se lindi fëmijë pavarësisht se ishte ende e virgjër. Disa doktorë u bindën nga kjo nënë, historia e së cilës u publikua në gazeta anembanë botës.
Emmimarie deklaronte se për një periudhë të gjatë kohe ka qenë e shtruar në një spital ku kishte vetëm gra, për shkak të reumatizmës. Pasi doli nga spitali në vitin 1944, ajo shkoi për një vizitë pasi ndihej gjithmonë e lodhur. Aty doktori i tha se ishte 3-muajshe shtatzënë.
“Nuk kishte asnjë mundësi që të isha duke pritur fëmijë. E pamundur”, thonte gruaja.
Nga nëntori 1955 deri në qershor 1956, zonja Jones dhe vajza e saj Monica, atëherë në moshën 10-vjeçare, iu nënshtruan disa eksperimenteve nga specialistët londinezë, me qëllim që të përcaktohej nëse një baba kishte pasur rol në lindjen e vajzës.
Pas shumë eksperimenteve, u pa se gjenet e tyre nuk ishin krejtësisht identike. Por, pavarësisht kësaj, specialistët thanë se pretendimi i gruas se kishte lindur vajzë pa kryer marrëdhënie seksuale me një mashkull, duhej marrë seriozisht.
Por, sapo historia u bë e njohur në të gjithë botën, Emmimarie dhe vajza e saj u larguan për në Gjermani dhe shkëputën kontaktet me të gjithë mjekët e gazetarët.
Në kujtimet e saj, gruaja shkruan:
“Une nuk kisha kryer marredhenie me asnje burrë, por me kujtohet që infermjeri i natës ishte nje djalë shumë simpatik, dhe vinte shpesh natën tek krevati im gjatë kohës që unë Isha në spital.
Çfarë bënim? Po kjo nuk eshte pyetje. Ku e mbaj mend unë? Mbaj mend që kënaqesha kur vinte ai, dhe kaq.”
Por kjo histori nuk ka lidhje me Jezusin dhe Krishtërimin.
Maria, e ëma e Jezusit nuk pretendoi kurre se ishte e virgjër kur lindi Jezusin, ne ndryshim nga kjo torollaçka e vitit 1956.
Edhe izraelitet nuk pretenduan kurre se Jezusi ishte biri i Zotit ne Tokë. Ai ishte pretendenti per fronin mbreteror te Izraelit, si pasardhes i Mbretit David, dhe u prit ne Izrael si Çliruesi i Izraelit nga zgjedha romake.
Se si rodhën ngjarjet pastaj, kete e dine te gjithë, por lindja e virgjër e Jezusit nga Maria u prezantua si ide dhe pastaj u sanksionua ne ligjet kanonike te kishes mbas vitit 365 Pas Krishtit, ne Keshillin e Nikeas te organizuar nga Perandori romak Konstantin.
Per gati 365 vjet, Krishti ishte vetem profeti i nje gene te re mbi Toke, dhe asgje tjeter. Ai u hyjnizua me vonë.
Ndersa kjo historia e shkrimit eshte vetem per te mbushur faqet e gazetave.
Pra nji art Masazhi Genitale ,
ku papritur ka ndodhur edhe fekondimi ,nderkohe qe ajo bente sikur flinte
e ishte ne ender, tuj shiju Masazhin ne erresiren e nates.
–
A nuk shikojme naten endrat e bukura ?
Ja pra ,qe krisma s’ka pasur ,qejf po. ?
O TemA, s’kanë punë këta daktilografistët e tu, por harxhojnë kohën dhe energjinë me shkrimin e përrallave??!!