“Fair Play për punëtorët”, Norvegjia vijon protestën ndaj skandalit me emigrantët

6 Qershor 2021, 21:30Bota TEMA

Norvegjia vazhdon të protestojë për të drejtat e punëtorëve në Katar, vend që do të organizojë Botërorin e vitit të ardhshëm. Shumë emigrantë, kryesisht nga Bangladeshi, Indi apo Pakistani, kanë humbur jetën duke punuar për ndërtimin e stadiumeve.

Pagesa modeste, kushte të vështira punë, asnjë e drejtë njerëzore dhe presion për të përfunduar sa më shpejt stadiumet. Mbi 6500 persona kanë humbur jetën, teksa nuk kanë munguar protestat ndaj autoriteteve të Katarit.

Të Drejtat e Njeriut, brenda dhe jashtë fushës“, lexohej në fanellat e lojtarëve të Norvegjisë në duelin e muajit mars ndaj Gjibraltarit. Një gjë të ngjashme bëri edhe Gjermania. Protesta e skuadrës vikinge vijoi edhe në sfidën ndaj Turqisë.

Të Drejtat e Njeriut, brenda dhe jashtë fushës. Norvegjia, Gjermania, kush e ka radhën?“, lexohej në fanellat e bardha të Erling Haaland me shokë. Norvegjia ka zbritur sërish në fushë ditën e sotme dhe po përballet me Greqinë.

Përpara nisjes së takimit miqësore, lojtarët skandinavë kryen protestën e radhës. “Fair Play për punëtorët emigrantë“, është shkrimi që kanë zgjedhur për fanellat e tyre lojtarët e kombëtares norvegjeze. Më poshtë nuk mungon edhe shkrimi: “Të Drejtat e Njeriut, brenda dhe jashtë fushës“.

1 komente në ““Fair Play për punëtorët”, Norvegjia vijon protestën ndaj skandalit me emigrantët”

  1. ? says:

    Miqte e edi rames qe merret me turkoarabet @@@

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje