Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj i është përgjigjur kritikëve që thonë se kush nuk është me Bashën, i shërben Ramës.
Shehaj merr shembullin e një bisede mes dy demokratësh mes të cilëve njëri mbështet Bashën.
Ai thotë se kush është me humbjet nuk i duhen fitoret dhe ata që mbështesin Bashën, mbështesin humbjen e radhës.
“Një intelektual i Tiranës, mbështetës i kryetarit të tanishëm, i dërgoi këtë mesazh një demokrati të thjeshtë, kritik me kryetarin: “Kush nuk është me Bashën është me Ramën.” Demokrati iu përgjigj: “Po sikur të themi se kush është me Bashën është edhe me Ramën?” Po sikur të themi se kush është me humbjet nuk i duhen fitoret? Po sikur të themi që ata që mbështesin Bashën mbështesin humbjen e rradhës?”
Ata që nuk humbasin asgjë kur Partia Demokratike humbet, duan të ruajnë gjendjen siç është. Prandaj ata po përdorin tezën komuniste se ai që kritikon udhëheqësin është agjent i armikut dhe përçan partinë. PD duhet të ndryshojë urgjentisht lidershipin. Me lidershipin e tanishëm PD as nuk bën dot opozitë të fortë, dhe as nuk fiton dot më kurrë”, shkruan Shehaj.
O shkurtabiqi Agron! Sa vjeç je dhe ku e ke degjuar ti nga veshet e tu aq te vegjel qe: ai qe kritikon udheheqesin kerkon te perçaje partine? Dhe pa lere, e quan teze komuniste, na e bete komunizmin sikur ishte vapor miljona tone qe ngre gjithe keto gjera qe i ngjisin ata qe dhe emrin nuk ja dine pse. U bete fare bastard a i vrare, pordhac nga bishti i Vlores ku vinte naten Ilir Meta. Behuni serioze qe tu besojne se bini ne vulgaritetin e shpirterorit tuaj halé qe felliqi dynjane, Sali Berishe K.
z.Agron, qendrimi juaj i qarte dhe pa keqkuptime duhet te lidhet me Sali Berishen. Pra a jeni ju per perjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD apo jo? Juve nuk mundet te jeni kunder Bashes, se ai ju futi ne politike. Keto “perplasjet e medha” qe po beni me Bashen, jane thjeshte humori i radhes. Por te jeni te sigurte qe te gjitha keto do te ekspozohen nje dite dhe ju do dilini aq i vogel sa edhe jeni. Si njeri e kam fjalen, nuk po komentoj as per zerin dhe as per fizikun.