Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli i është drejtuar me një mesazh demokratëve duke deklaruar se duhet kapërcyer tronditja dhe hutimi për të punuar bashkë për ringritjen e partisë.
Kadilli shprehet se duhet një projekt i ri dhe manifest i ri politik duke u ndarë nga rruga e vjetër.
“Demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kohët e vështira sjellin edhe mundësi të mëdha. Le t’i kapërcejmë tronditjen dhe hutimin. Të punojmë bashkë për tu ringritur.Me një projekt të ri, me një manifest politik të ri. Ringritja kalon nëpër rrugën e vështirë të një projekti të ri.
Le të ndahemi nga rruga e vjetër. Ti demokrat, bëje partinë tënde, merr përgjegjësi, bëje vet karrierën tënde, zgjidhi vet perfaqësuesit e tu. Për veten tënde për të ardhmen tënde.
Në një PD që fton, në një PD që bashkon, Unë ju ftoj të punojmë bashkë për një parti të ndryshimit, një PD të së ardhmes, një Shqipëri të mijëvjecarit!Demokrat – Behu Zot i Fatit Tënd”, shprehet Kadilli.
Testojeni veten me 13 qershor,me votat qe do merrni dilni ne rrugen tuaj, kur Lulezimi te futet ne shqup, bashkohuni dhe demokratet qe nuk duan te myken me, do ta sfidojne demokracine e qelbur era nga Sali Berisha nepermjet Lulezim Bashes se fundi apo dhe kujdes Harxhin se eshte ortake me LUlezimin dhe Argiten, eshte fjala e fundit e Saliut. Mos dekurajoni veten dhe te tjeret duke mbajtur koken anash se çfare do thote dhe do beje ai qe akoma mban litarin bran dhe Nishani kerkon nepermjet Harxhit ta ruaj akoma si mumje demokratike. Eshte e veshtire qe te ndryshosh Jemin Gjanen ne mos e pa mundur, duhet nderruar .
Une jam me mendimin e faktit. Bujari ben lojrn e Lulezomit po ashtu dhe Editi. Kujdes. Per mua ata bejne loje per te ruajtur statu quon ne PD.
Jane me te sinqerte Kadilli dhe Shehaj. Nuk uroj dot fitofte me i miri se dihet fundi i ketyre qe vjedhin zgjedhjet dhe akuzojne te tjeret.