Parodia e “Turit të Kontestimit” të Lulzim Bashës: Nga KAS, te Kolegji, ja skandalet e “juristëve” të PD

7 Qershor 2021, 17:35Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Lulzim Basha, pasi konsumoi “fitoren e madhe” apo edhe “fitoren brenda në kuti”, deklaroi se PD do të ndërmarrë “turin e kontestimit” të 25 prillit, për të mbledhur dhe demonstruar provat e “masakrës zgjedhore”.

Në publik, PD nuk ka publikuar asnjë provë, asnjë alibi, asnjë të dhënë që të arrijë në një qasje, ku dikush qoftë edhe brenda opozitës, të mendojë se Lulzim Basha mund të ketë humbur ndonjë mandat zgjedhor.

I ashtuquajturi “turi i kontestimit” nuk u krye asnjëherë, por edhe në institucione, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, argumentet e PD-së kanë qenë skandaloze dhe të pambështetura.

Gazeta “TemA” ka siguruar një përmbledhje të arsyetimeve të KAS mbi rrëzimet e ankimimeve të PD-së.

Në këto argumente, KAS në mënyrë të qartë bën të ditur se për të shpallur të pavlefshëm një proces në një qendër, në një KZAZ apo në një qark, duhet të plotësohen kushte të përcaktuara ligjërisht.

E këtu, KAS sjell ndërmend nenin 160 të Kodit Zgjedhor i cili përcakton si shkaqe për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve:

“a)shkelje të ligjit, të cilat kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor ose tërësi shkeljesh të ligjit, të cilat mund të kenë cënuar procesin zgjedhor në një masë të tillë, që mund të ketë ndikuar në ndarjen e mandateve në zonën zgjedhore;

b)fatkeqësi natyrore në përmasa të tilla, që kanë penguar pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim; ose

c) mosfillim i votimit apo pezullim i tij për më shumë se pesë orë”.

Ndërkaq, nga ana tjetër, KAS, duke ju referuar argumentit për votat e pavlefshme thekson se numri i përgjithshëm i tyre në një qark, nuk prek apo ndikon në ndarjen e mandateve. Shpjeguar thjeshtë: Numri i votave të pavlefshme nuk e plotëson numrin e duhur të votave që suhet për një mandat deputeti në qark.

Sipas pikës 2 të nenit 161 të Kodit Zgjedhor: “ndikim në ndarjen e mandateve për zgjedhjet në Kuvend (do të kemi) kur numri i zgjedhëse, që kanë votuar apo mund të kishin votuar në qendrën apo qendrat e votimit të shpallura të pavlefshme, është i barabartë ose më i madh se numri i zgjedhësve të nevojshëm për caktimin e një mandati në zonën zgjedhore përkatëse, mbi bazën e përllogaritjes…”sipas formulës d’Hond të nenit 162.

Pra me fjalë të thjeshta, asnjë argument i ngritur nga opozita, nuk mundet që t’i rrëzojë votimet e 25 prillit në 12 qarqe. Kjo pasi zgjedhjet deri në mbyllje kanë qenë normal, numërimi ka qenë normal e administrimi po ashtu. Dhe në të gjitha këto hapa, “noterë” janë komisionerët e opozitës që kanë firmosur procesverbalet. E ky është thelbi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, pasi Basha kërkoi që zgjedhjet të administrohen nga komisionerët partiakë. E këto të fundit kanë vulosur “OK”.

Ndërkaq, përveç parodisë së kontestimit, çka KAS e shpjegon në mënyrë të qartë gje ligjërisht të blinduar, PD-ja edhe në objektin e kontestimit ligjor që bën në Kolegjin Zgjedhor, ka ndjekur një nonsens total juridik.

Kështu, PD ka kërkuar që nga procesi të përjashtohen 7 anëtarë të Kolegjit Zgjedhor, për të gjitha paditë në qarqe, kur i gjithë ky institucion ka gjhithsej 8 gjyqtarë. Edhe një avokat krejt fillestar që do të informohej për procesin që ka përballë, nuk do të kishte bërë këto gafa që i kanë firmosur, “konstuticionalistët” e Bashës.

Por thelbi është se nuk se intereson as logjika, apo argumenti ligjor. Thjesht PD kërkon ta lërgojë sa më larg “këtë top” deri më 13 qershor. Më pas? “Avazi ndryshon”. Siç ka ndodhur gjithmonë!

TemA  

7 komente në “Parodia e “Turit të Kontestimit” të Lulzim Bashës: Nga KAS, te Kolegji, ja skandalet e “juristëve” të PD”

  1. Smush ky hollandezi qe deri ne bashkepuntor dhe kameraman por jo karaminister says:

    Prit se do dalin provat se babale rrobaqepsi po i pret e ngjit . Me kto qe ben Lulit nga venia e vizes do kaloje ne i padeshirushem.

  2. Cipini says:

    Po Luli eshte pasqyre fatkeqesisht e atyre qe e ndjekin ne Pd. Sa jane keta e ndjekin, te shikojme ne 13 qershor. Po te jene shumice, Pd “vajti per lesh”.

  3. Shkodrani zotni says:

    pd nuk eshte mesuar qe te shkoje ne gjyq me gjyqtar te pavarur.
    pd pretendon qe departamenti i shtetit USA, ka gabuar me vedimin e shpalljes non grata te sb.
    pd i thote departamenti te shtetit USA se Edi Rama duhet te shpallet non grata.
    QESHARAKE
    pd ka mbledhur rreth vehtes njerez medioker dhe injorante.

  4. Taulant says:

    Partia qe përpiqet te mbroje Sali Berishën dhe Lulzim Bashen, mund ta quash me çfarëdolloj emri, vetëm Parti Demokratike, jo.
    Eshte si puna e asaj kurves, qe pranon çdo lloj ofeze, vetëm kur e quan me emrin e vertete, kurve, nuk e pranon.

  5. Sokrati says:

    Luli eshte vet skandali!
    Nese luli merr persiper te sjelle DEMOKRACINE ne Shqiperi, ajo kurre nuk do te vije. Ai eshte pasardhes dhe kuader i familjes berisha, dhe personalisht kuader i salehut, kriminelit me te madh, qe ka dale nga shqiptaret ne te gjitha koherat, qysh mundet t’i besohet atij fati i nje populli te tere.
    Ai nuk eshte shqiptar, o ithtare te lulit!
    Na duhet nje parti demokratike me demokrate shqiptare ne krye dhe jo nje paloshqiptar, qe eshte edhe holandez edhe ”shqiptar”. Ky eshte i mbushur dhe rimbushur me berishizmin fashist, flet si fashist, ben si nazist dhe ka pamjen e Hitlerit!

  6. Polıtıkanı says:

    Ky bytheqırı Hollandez eshtenjerıu qe permban ne vetvete ndjenjat me te qelbura te nje njerıu,normal,Kete e ke mashtrues,Rrenacak Hajdut ,Intrıgues,ımıtues e tetjera ızma,Ketıj duhet tı lıhet sa me shkrt rrıpı zgjatues,Mos telıhet te kullose ne grazhdet e te tjereve,Ky sa here flet ky vetem mashtron,ose me mıre tethemı kujton se mashtron,Se me mashtrımet e tıje tanı janemesuar te gjıthe ato demokrate,qe e duanvendın e tyre,Mos harronı kengen lıdhe qenın ,,,

  7. Kris says:

    Nuk po del nje femije qe ti thote Bashes mbreti eshte lakuriq, se ky ben sikur nuk e kupton qe eshte lakuriq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje