Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë të paparalajmëruar në Hungari dhe më pas në Bullgari, për t’u rikthyer në Tiranë në kohë për seancën e Kuvendit ditën e mërkurë, ku do të votohet raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Arsyet e vizitës mbeten mister, por besohet se në Bullgari, Rama do të kërkojë që të mos bllokohet Maqedonia e Veriut për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare me BE-në, pasi një vendim i tillë mund të rrezikojë edhe Shqipërinë.
Pas kësaj vizite, Rama do të rikthehet në vend për të qenë i pranishëm në seancën e parashikuar maratën ku do të diskutohet raporti i komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Seanca do të nisë në orën 10 ditën e mërkurë me prezantimin e raportit dhe anekseve të tij. Komisioni Hetimor mbylli punën në kohë rekord dhe në raportin me rreth 100 faqe vlerëson se veprimtaria dhe deklaratat e presidenti para, gjatë dhe pas zgjedhjeve janë shkelje të rënda dhe për këtë duhet të shkarkohet.
Hungari, Bullgari, me pas ne Shqiperi, lol
=
mister , vizita?
=
por qe do luftonte per Maqedonine e Veriut
=
Piu kafe jo ne Itali ket radhe?
=
ahahahhahahaa, banane republik e Alb banistan
Kaleci i tropojes jep direktiva
Po me avion shteteror? Kosto te tmerrshme o zot….ik me linje o trim mos harxho leket e vendit me te varfer ne Europe…
Takime me KGB