Detaje të reja janë mësuar nga krimi në familje që tronditi Shkodrën mbrëmjen e kaluar.
Ngjarja ka ndodhur që të premten, por u raportua vetëm mbrëmjen e së dielës me viktimën që qëndronte prej tri ditësh në banesë. Sipas televizionit “News 24”, Fabian Vukaj, 55-vjeç e ka qëlluar të motrën me armë me silenciator dhe kjo është arsyeja pse askush nga fqinjët nuk ka dëgjuar asgjë dhe viktima kishte prej tre ditësh e vdekur në banesë.
55-vjeçari Fabian Vukaj jetonte i vetëm pasi nuk ishte i martuar dhe ishte edhe i papunë, herë pas here luante edhe bixhoz. Ka qenë pikërisht motra e tij Diana Vukaj e cila është nënshtetase gjermane dhe për çdo muaj i ka dërguar të vëllait 300 euro për ta ndihmuar.
58-vjeçarja kishte rreth 7 ditë që ishte kthyer nga Gjermania. Ajo kishte bërë një porosi prej 4 mijë eurosh përmes një mikeshe, për mobilimin e një shtëpie pushimi që vëlla e motër kishin në Velipojë. Ajo ka dashur që të mobilojë me orendi të reja edhe shtëpinë ku jetonte i vëllai.
Dyshohet se kjo ka qenë edhe arsyeja e konfliktit mes tyre, që çoi deri në përdorimin e armëve nga ana e vëllait.
Sipas “News 24”, pak ditë më parë autori i dyshuar ka telefonuar kompaninë ku motra e tij kishte bërë porosinë e mobiljeve duke lëshuar një lumë sharjesh ndaj tyre. Sipas dyshimeve 55-vjeçari i ka kërkuar para të motrës që t’ia jepte atij, duke mos qenë dakord me blerjet e orendive.
Gjithçka besohet se ka ndodhur të premten në darkë, kur pas një debati mes tyre Fabian Vukaj mbi këtë çështje, ka qëlluar motrën me armë dhe më pas në gjendje të dehur, ka dalë nëpër lagje duke rrëfyer krimin.
“Kam vrarë motrën dhe e kam në banesë”- janë fjalët që ka përdorur ai por që fqinjët nuk i kishin marrë seriozisht duke parë gjendjen e tij të pirë dhe për faktin se ai njihej si një njeri i alkolizuar.
Autori i dyshuar ka telefonuar sërish dhe kompaninë e mobiljeve dhe orendive duke i thënë atyre në telefon se: “A doni me fol me motrën time, nuk keni ku ta merrni, s’keni shans të flisni më me të”.
Dyshohet se ai ka qenë nën efektin e alkolit tërë kohën. Policia madje ka gjetur në banesë 6 shishe birre të boshatisura, armën e krimit si dhe disa gëzhoja.
Ka qenë një mikeshë e viktimës që i ka rënë disa herë telefonit dhe ka krijuar dyshime se diçka mund të ketë ndodhur, pasi edhe para disa muajsh Diana Vukaj i kishte kërkuar ndihmë duke i thënë:”hajde shpejt më merr se Fabiani ka plan për të më vrarë.” Kjo ka ndodhur në nëntorin e 2020-ës.
Zonja Vukaj madje kishte bërë edhe një denoncim për dhunë për vëllain e saj 3 vite më parë, por e ka tërhequr më pas denoncimin.
Sot Diana Vukaj do të festonte 58-vjetorin e lindjes, por i vëllai i mori jetën 3 ditë më parë.
Edhe leket ja hengri edhe plumbin ja dha. Prandaj Bota thote: kur e leshon lekun nga dora pregatitu te humbasesh edhe Leket edhe Miqesine. Tamam shpirt kazem.
Shtaze e keqe!
Kafshe.
Mallkuar qofte krimineli i Vicidolit Berisha qe shkaterroi shtetin dhe ushtrine shqiptare duke bere qe qindra mijra arme me municionin e pafund te perfundonin ne duart e shqiptareve.Dihet,ndergjegja kolektive e shqiptareve eshte ne nivel te ulet.Kalimi nga feudalizmi ne socializmin totalitar nuk lejoi kohen e nevojshme kapitalizmit per te rrenjosur ndjenjen e punes dhe disiplinen shoqerore kapitaliste.Nderkohe shkaterrimi i industrise nga Berisha solli largimin edhe te asaj pjese vitale te perparuar te shoqerise shqiptare larg vendit,sic ishin qindra mijra punetore dhe teknokrate te prodhimit. Edhe Zogu ne vitet 20 dhe Hoxha ne vitet 40 ndermorren masa te forta dhe te ashpra per carmatosjen e popullsise,gje qe bashke me nje drejtesi totalitari,sollen uljen drastike te krimit .Natyrisht ketu nuk behet fjale per te justifikuar shtypjen politike.
Ne kushtet aktuale gjeja e pare qe duhet te ndermarre qeveria Rama 3 eshte qe nepermjet nje ligji te posacem te detyroje njerezit qe te dorezojne brenda nje jave te gjithe armatimet apo municionet qe posedojne ne menyre te paligjeshme.Ne vazhdim ,te ndermarre nje fushate kontrolli masiv pa dallim .Kushdo qe do te kapet me arme pa leje,pa asnje dallim dhe pa procedura te gjata gjyqesore ,ti jepet nje denim shembullor nga 2 deri ne pese vite burg , me detyrimin qe gjate vuajtjes se denimit, te punojne per te mbuluar shpenzimet.Eshte e vertetuar shkencerisht se mungesa e nje arme ul deri ne 80 % vrasjet per shumicen e shkaqeve .
Olimpia, Saliqeni bëri detyrën e shtëpisë që ja
dha UDB,-ja sërbe dhe asfalia greke.Detyrën e
kreu me pëpikmëri për notë të shkëlqyer!
Po, mire fatkeqesia, por ju te TEMES, kaq keq jeni per lajme tronditese? A dhate nje here? Pse duhet perseri? apo te na futni me shume ankthin?
E kam thene njehere, “Se nuk do juj lexoje me…”, por jeni , per njoftime te tjera shume rigoroz, dhe me terheq gazeta juaj.
Po, please, mos i jepni kaq rendesi lajmeve te trishta, se ASGJE NUK perfiton lexuesi..
Shpellar i ndyre….
Këtë shpellar futeni në burg dhe jepjani nje
litar që mos ta mbërijë mëngjesin!
Shkodra asht djep kultutet mor te marrsha
Nqs vazhdojme keshtu ,dite per dite me vrasje ,logjike qe per mos te ngelur shqiperia bosh do i zvendesojne me rraca nga afrika e pakistani, dhe nje dite do te jemi vecse nje pakice ,prandaj vazhdoni me kete ritem dite per dite ,ah ore dhe mos harroni vrituni sa me shume te jete e mundur ,se keshtu pershpejtohet zvendesimi ,ne fakt politikanet tane bashke me sorosin kishin menduar qe do te duhet pak me shume kohe,por ne si popull i zgjuar qe jemi ua lehtesojme gjerat. Se me 2milion qe kemi ngelur nuk do shume kohe or jo te behemi pakice nje dite,prandaj o burra rrembeni armet dhe vazhdoni keshtu. Ah moj shqiperi e mjera shqiperi.