Nga Ylli Pata
Ka një ndryshim cilësor dhe sasior kompeticioni brenda PD-së që mbahet më 13 qershor, edhe pse nuk mund të quhet një garë e barabartë.
Ndryshe nga viti 2017, ku pasi kishte spastruar partinë nga figurat e rëndësishëm të partisë, e pranë tij pati një establishment që vinte nga pushteti apo edhe emra që ishin “bukë” për ta mbrojtur në opinionin publik e panelet televizive, apo edhe biznesmenë të angazhuar me PD, kësaj radhe Lulzim Basha, i ka të gjithë kundër.
Madje sipas gjasave, situata mund të ridimensionohet pas nisjes së stinës së re politike në shtator, kur edhe fuqia e Lulzim Bashë do të jetë e ridimensionuar.
Sot Basha ka kritikë të fortë, jo vetëm ata që u fshiu nga listat në fund-majin e vitit 2017, por edhe njerëz që e kanë mbështetur në 4 vitet e mandatit të dytë si kryetar opozite.
Bujar Nishani, u afrua nga Lulzim Basha, sapo la presidencën, duke u emëruar si Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, e sot është një nga kritikët më të mëdhenj të kryetarit, e kërkon largimin e tij.
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i cili pasi e kritikoi fort Bashën pas spastrimit të 2017-s, e zbuti gjuhën, duke i dhënë një shans të ri. E sot ai është një nga kritikët më të ashpër të tij.
Ndërkaq, Agron Shehaj, ka qenë një shtyllë e rëndësishme e establishmentit të Bashës, si në grupin parlamentar, por edhe më pas në luftën e egër ndaj qeverisë dhe mazhorancës. Me Shehajn, Basha tentoi të afroi me pjesën e djathtë të PD dhe të persekutuarit. Sot Shehaj është jo thjesht një rival i kreut të PD-së për garën e 13 qershorit, por një kritik i fortë i Bashës në lidhje me kursin e tij politik dhe zgjedhjet e tij strategjike.
Fatbardh Kadilli, përveçse një anëtar i kryesisë së PD-së, ka qenë edhe luajal me Bashën dhe lidershipin e saj në betejën politike 4 vjeçare nga 2017. Sot Kadilli, është një kandidat rival që godet më shumë Lulzim Bashën për thelbin e udhëheqjes së tij politike: strategjinë, diskursin, zgjedhjen e njerëzve, problemet kaotike të lidershipit etj.
Edit Harxhi, edhe pse nuk ka qenë një përkrahëse e flaktë e Lulzim Bashës, ngaqë përgjithësisht ka pasur objeksione në mënyrën e të bërit politikë nga lidershipi i Partisë Demokratike, ajo në opinionin publik ka qenë mjaft aktive në mbrojtje të PD-së, madje është përplasur në emisionet e darkës me vetë Edi Ramën, duke u bërë protagoniste tek përkrahësit e opozitës.
Sot, zonja Harxhi është gjithashtu një kritike shumë e ashpër me Bashën, pikërisht për thelbin e drejtimit të opozitës dhe zgjedhjes së strategjisë politike në vend dhe me ndërkombëtarët.
Kë ka sot Lulzim Basha në krah, në betejën e tretë për tu zgjedhur kryetar të PD-së, nga establishmenti i partisë ka vetëm përkrahjen e Gazmend Bardhit, kursë nga figurat; vetëm nga Jemin Gjana. Të gjithë të tjerët ose i ka kundër, ose nuk i kanë dalë në krah…
Pa ikur ky qelbesire, ky burrec (te jesh lider ne radhe te poare duhet te jesh burre)nga kreu i PD-se …partia e dhjetorit nuk vjen ne pushtet. Ky nenshtroi interesat e demokrateve te gjyqi i pallatit te shembur…ulje e ngritje te revoltave(pseudo) jane ulje e ngritje e mbrojtjes aktive apo passive qe qeveruia e Rames i bente shembjes se pallatit ne Vlore(ne gjykaten nderkombetare). Ambasadorja amerikane e dha sinjalin:Nuk e takoi si dy te tjeret. Pike. NUK E DUAN ALEATET kete fundrine te pudrosur.
Z. Ylli, ata thone se Basha apo Lulximja do te fitoje sepse ka manipuluar! Ju thoni ‘i ka ngelur vetem Gazi”. Le te presim!
Basha ne Shtator mbetet,e shumta me 30 deputete,kjo do jete goditja perfundimtare e tij,ky do jete fundi i nje kllouni politik te zgjedhur nga Berisha per te mbrojtur familjen e tij,ky do jete dhe fundi i pa ndeshkushmerise se tyre,te gjithe keta i pret burgu dhe krahasimi qe ky debili i PD-se ben me 91,nuk ka asnje lidhje me 2021 ne asnje drejtim,91 ishte nderrim sistemi,qe pa dyshim u be me ndihmen e Amerikes dhe Europes,kurse sot eshte koha e denimit te kriminelve me ne krye Sali Berishen me kompani,po me ndihmen e Amerikes.Kujdes,sa per kujtese se do perfundoni si Sadami me Gadafin,kujdes
Shpresojme qe menjehere pas humbjes se Bashes ne PD, SHBA te sqaroje qe edhe ky debil eshte “non grata” dhe te shkoje te ulet ne stolin e gjykates bashke me Baben dhe Dajon (Berishen dhe Meten) sepse shume e kane hidheruar kete Shqiperi.
Gjana ka qene “veshi dhe syri” i saliut,qe nga viti 1993.Me vone ,pas referendumit te deshtuar 1994,Jemin morri statusin si spiun i mbrojtur nga Gazidete,per ca “probleme”qe i dalen ne grupin parlamentar.E para,ishte spiun i sigurimit,qe para ’90,kur po i rezikohej edhe shkolla e larte ne Kamze,po fale ndihmes se Gjinushit ,qe ishte minister arsimi,shpetoi…..
Se dyti ,deklaroj se do largohej nga grupi parlamentar ,sepse i pushuan nga dogana e Qaf-thanes(viti 1993) vellain e tij se u kap me kontrabande.Me vone Gjana beri disa ngateresa ,me shqiptaret e Maqedonise,ne lidhje me firmat piramidale…… E shpetoj nga situata Berisha, duke pagu tarifen si spiun i gazidedes,brenda rradheve te PD.Ka sh histori te shemtuara brenda PD,do flasim me vone..
Qe nga ajo kohe Saliu vazhdon ta perdore,gjitmone per ceshtje delikate,si psh jane adhe zgjedhjet ne PD prej 20 e ca vit
Ky Gaz Bardhi eshte komandanti i forcave paraushtarake te ruajtjes se votes qe mori pjese ne masakren e Elbasanit ku u vra nje qytetar militant i leshelise. Ky eshte dhe sozia politike dhe fizike e Hajnrih Himlerit te rajhut te Trete shefi i policise sekrete Gestapo te Fyrherit.
Cfare Himleri …ky eshet dylber..
“Ne momente te caktuare, cilesia kthehet ne sasi” – ka thene nje filozof ( ne mos gabohem, e ka thene Kalec Dega ), dhe kjo perkthehet:
Sa te kete mbeshtetjen e lubise Sali Ram Berisha, Lulzim Xhelal Basha, do te jete kryetar i Partise Fashiste Demokratike deri ne pafundesi.
Njeri hajvan dhe tjetri fashist kjo eshte PD sot. Kurre sa te jeni ju nuk vini me ne pushtet. Me vjen keq se ka demokrate me cilesi jo si keta te dy por qe nuk ecin dot ne politike sepse keta e kane marre partine peng. Pthuuuuuu… fytyra te ndyra.Punuat vec per xhepat tuaj hajdute te korruptuar. Ne burg e keni vendin atje te jepni llogari.