Vizita në Hungari, Rama: Bashkëpunim bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian

7 Qershor 2021, 12:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një vizitë zyrtare në Hungari.  Në një postim në Facebook, Rama bën të ditur se është ftuar nga kryeministri Viktor Orbán, për një vizitë pune.

Fokus i këtij takimi do të jetë bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit evropian.

“Budapest – Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur,” shkruan Rama, ndërsa ka postuar edhe një foto duke zbritur nga avioni.

1 komente në “Vizita në Hungari, Rama: Bashkëpunim bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian”

  1. Kalec Dega says:

    ….kjo vizite nuk eshte me mister…Rama nuk piu kafe dhe rregulloi ate punen”bilaterale”….LOL
    =
    I njejti shkrim me pare ne TemA besoj e ka zhdukur Mero se deri 1 ore me pare ishte misterioz takimi prej koti i nje koti…LOL
    =
    Pra Tema ben te pamunderen qe shkrimet e saj mos te jene misterioze…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje