Deklarata e Blinken, Yuri Kim: Korrupsioni dëmton sigurinë kombëtare të SHBA dhe vendeve partnere

9 Qershor 2021, 20:35Politika TEMA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yur Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka dhënë zë, deklaratës së Sekretarit të Shtetit Antony Blinke për sa i përket korrupsionit.

Kim nga deklarata e plotë e Blinken ka zgjedhur të ndajë një paragraf ku theksohet se korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A.-së dhe partnerëve dhe aleatëve tanë.

Duke cituar Blinken, ambasadorja Kim sqaron se kjo është arsyeja pse SHBA është e përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje