Kaosi i shkaktuar nga COVID-19, Luis Enrique krijon skuadër paralele

9 Qershor 2021, 13:36Sport TEMA

Luis Enrique gjatë paradites së kësaj të mërkure  ka thirrur edhe 11 lojtarë të tjerë dhe tashmë ka 17 lojtarë në një grumbullim paralel në kryeqytetin Madridit për shkak të panikut që ka përfshirë “La Rojan” nga rezultimi me Koronavirus i dy futbollistëve, Busquets dhe Diego Llorente.

Lojtarët që janë thirrur nën armë nga Luis Enrique janë: Álvaro Fernández, Óscar Mingueza, Marc Cucurella, Bryan Gil, Juan Miranda, Gonzalo Villar, Pozo, Brahim, Zubimendi, Yeremy Pino dhe Javi Puado. Praktikisht baza e U-21 të Spanjës që mposhti Lituaninë në miqësoren e së martës.

Këta 11 lojtarë bashkohen me gjashtë të tjerët (Kepa, Albiol, Brais, Fornals, Rodrigo dhe Soler) që u thirrën pas rezultatit pozitiv të Sergio Busquets.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje