Shqipëria kapitullon ndaj Çekisë

8 Qershor 2021, 22:08Sport TEMA

Shqipëria është mposhtur nga Çekia me rezultatin 3-1 dhe ato që mund të mbahen mend janë goli fantastik i Sokol Cikalleshit dhe rrëzimi i trajnerit Edy Reja, i cili është kthyer në shënjestër nga lojtarët kundërshtarë.

Pjesa e parë e lojës ishte e dobët për kuqezinjtë, që lejuan Çekinë të rrezikojë disa herë. Selmani ndaloi Jankto në një moment të vështirë, ndërsa që në raste të tjera vendasit nuk kishin shënjestrën e duhur.

18 minuta lojë iu deshën Çekisë për të shënuar dhe e bënë me Schick, ndërkohë që mund të shënonin edhe të dytin derisa Cikalleshi vendosi t’i befasojë të gjithë duke shpikur një gol nga më shumë se 30 metra.

1-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi me një Shqipëri që nuk po linte hapësira fillimisht, por Çekia ishte e vendosur të shënonte dhe Masopust me një gjuajtje nga jashtë zone.

Sokol Cikalleshi dy minuta më pas rrezikoi portën e vendasve, por nuk shënoi dot për shkak të portierit. Në fund Çekia realizoi edhe golin e tretë, me një goditje me kokë të Celustka. Bare në fund mund ta ngushtonte rezultatin, por u ndal nga shtylla.

2 komente në “Shqipëria kapitullon ndaj Çekisë”

  1. FAKTI says:

    Ore, ate portierin ne porten e Shqiperise nuk e njihja une, nga kishte ardhe ai? Mos ishte ndonje nga ata qe u jep pasaporta Ilir Meta?

  2. betixho says:

    Mbrojtja luajti e hapur,ky ishte shkaku kryesor i penetrimit te Cekeve si edhe aftesise se tyre kuptohet.Selmani qe une e konsideroj Qemal Voglin e famshem,beri te pa munduren por u ndodh i pa mbuluar.Mbrojtja qe ne Wells luajti bllok ne Prage nderroi taktikisht dhe la hapesirat penetruse per ceket.Mesfusha nuk e ndihmoi mbrojtjen dhe po ashtu sulmin.Lojtaret tane nuk jane mire fizikisht nderkohe ceket ishin te pa permbajtshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje