Kuvendi mblidhet ta shkarkojë, Ilir Meta thërret në Presidencë ca valltarë nga Dibra t’i dekorojë

9 Qershor 2021, 10:49Politika TEMA

Kuvendi është mbledhur këtë të mërkurë për të shkarkuar Ilir Metën, që do të hynte në histori kështu, si presidenti i parë i shkarkuar.

Por, ndërsa pritet që të shkarkohet nga Kuvendi, Ilir Meta njofton se ka thërritur në Presidencë ca valltarë për t’i dekoruar.

“Sot në ora 11:00, në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në institucionin e Presidentit të Republikës do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Me sa duket, Meta ka vendosur të shpërndajë sa më shumë dekorata, para largimit nga Presidenca.

1 komente në “Kuvendi mblidhet ta shkarkojë, Ilir Meta thërret në Presidencë ca valltarë nga Dibra t’i dekorojë”

  1. Andi says:

    Hidhe vallen o like, se te fundit e ke ne gjendje te lire. Vallen e rradhes do ma hedhesh ne qeli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje