Vendimi i fundit i Joe Biden trondit familjen Berisha: S’e ka me ne, po me Ramën, Thaçin e Sorosin

9 Qershor 2021, 09:43Politika TEMA
Vendimi i fundit i Joe Biden trondit familjen Berisha: S’e ka me ne, po me

Vendimi i fundit i presidentit amerikan Joe Biden, ka tronditur familjen Sali Berisha.

Dhe, për të fshehur frikën, në mënyrë qesharake thonë se ai është marrë për Edi Ramën dhe Hashim Thaçin, pasi ata të dy kanë dashur të stabilizojnë Ballkanin, duke kërkuar ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Ndërkohë që vendimi flet qartë, për ata që janë përfshirë në korrupsion, si Sali Berisha dhe familjarët e tij.

Kjo u tha qartë nga sekretari i Shtetit, Anthony Blinken.

“Shtetet e Bashkuara janë të ndërgjegjshme se korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, luftën kundër varfërisë, përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe vetë demokracinë.

Korrupsioni, kudo që të jetë, dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatët e partnerët tanë”, thekson zoti Blinken, në një deklaratë të lëshuar pas Urdhërit Ekzekutiv të presidentit Biden për të zgjeruar hartën dhe kriteret e vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara”, thekson zoti Blinken, “janë të angazhuara për të nxitur llogaridhënien si dhe për të luftuar pandëshkueshmërinë ndaj atyre që janë përfshirë në raste madhore korrupsioni në Ballkanin Perëndimor dhe kudo në botë”.

Duke e shpallur luftën kundër korrupsionit si një prioritet të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, administrata Biden duket se është e përgatitur të mbajë ndaj individëve, që beson se përfshihen në akte madhore korrupsioni dhe që minojnë shtetin ligjor, të njejtin qëndrim si ndaj atyre që kanë rrezikuar paqen në Ballkanin Perëndimor.

Dhe njeriu i parë që të vjen në mëndje, është pikërisht Sali Berisha, që vetëm pak javë më parë u shpall non grata nga SHBA, pikërisht për këto arsye.

Por në mënyrë qesharake, televizioni i familjes Berisha shkruan se vendimi është marrë pë rata që kërkojnë të ndryshojnë kufijtë e Ballkanit, duke dashur kështu të bëjnë budallenj ata që i ndjekin.

“Sapo leshoi urdher ekzekutiv Biden: Kush eshte per ndryshim kufijsh ne Ballkan, i bllokohet pasuria dhe hyrja ne SHBA”, shkruan gazetari i familjes Berisha, Çlirim Peka.

Ndërsa dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi shkon edhe më tej.

“Soros-Vucic-Rama-Thaci duhen konfiskuar pasurite pasi provokimi me ndryshimin e kufinjve ishte akt lufte dhe destabilizimi me i rende qe mund te imagjinohet per Ballkanin”, shkruan ai.

Pra sipas tij, SHBA paska nxjerr një ligj për Shqipërinë, që t’i konfiskojë pasuritë George Sorosit.

Të shohim tani, çfarë do të thonë kur t’iu trokasin në derë shumë shpejt.

(TemA)

9 komente në “Vendimi i fundit i Joe Biden trondit familjen Berisha: S’e ka me ne, po me Ramën, Thaçin e Sorosin”

  1. Llazi , shoku i Hajros says:

    Po Arjan Starova dhe Muc Xhepa, djali i spiunit Musa, cfare mendojne ?

  2. Iso says:

    Jane hardallosur nga “non grata ” e nuk dine se cfare thone! Ne nje ane thone se sali vuku u shpalle i padeshiruar se mbrojti ndarjen e kosoves (genjeshter me bisht) e nga ana tjeter e paskan me Ramen, Thacin e Sorosin qe deshen ta ndanin!! Me nje fjale sali vuku dhe ata qe e mbeshtesin kane ikur per lesh.

  3. katunari i vçidolit says:

    Pikërisht mëntë e ÇIM PEKËS dhe opinionistave Qim Peka nëpër mediat televizive, e çuan PD-në në këtë katandi.
    QIM PEKA dhe QIM PEKAT, si sahanlëpirës që janë, kërkojnë të mbrojnë bythët e padronëve, duke u munduar të mashtrojnë popullin, këta të mënçur budallenj.
    POPULLI U JEP UJË NË BISHT TË LUGËS, KËTYRE TIPAVE MASHTRUESISH BUDALLENJ.

  4. Edhe kriminel edhe babzist says:

    Po ai qe te shpalli kriminel, nuk eshte i qeverise Amerikane ????

  5. K says:

    Zagarët e lëshuar si peka, i bëjnë vetëm dëm padronit të vet me zellin e tepruar. Sekuestrimi i paevitueshëm per berishet dhe kollovaret, dhe mezi Po prisnim. Këta janë Aqui larg realitetit sa edhe kur të arrestohen do thonë shkoni arrestoni ramën përpara.

  6. Lulka says:

    Sali kerrmes po I vjen fundi sala ik ✌✌✌sala futu brenda ✌✌I erdhi vdekjes qenit te zgjebosur ✌

  7. Tani says:

    Nje gje nuk kuptoj une………Amerika eshte pro ndarjes se kufive ne Ballkan apo kunder!!!!!!!!??Se Qimi thote se Salen e shpallen NON GRATA ne Amerike sepse i doli kunder Amerikes per ndarjen e kufive ne Ballkan,sot thone se Amerika paska qene kunder ndarjes se kufive ne Ballkan………..Tani,ka te drejte Qimi apo Amerika ketu?!?!?!?

  8. Opopull mjeran says:

    He mor zagar qe sle pa kafshuar Shqiperin kudo qe tta donte bytha ! Te erdhi dita te provosh cka provuan viktimat pa fund qe more me qaf pa kursyer as jeten e tyre , se per hajni as behet fjal ! “TAFMOJA MODHE TE LE PA GJO” e tafmoja yte dhe e atij tjetrit qe po pret oret ,nuk kan te perseritur historikisht ! Sa nena ,motra, vllezer e femij ju nxive jeten or perbindesh qe ske te ngopur se urrejtja kunder shqiptareve te jep forc e deshir te luftosh deri ne fund ! Je urrejtja me e madhe e nje populli qe shum ke vuajtur ,e nje populli te paralizuar e te pa zot te gjej rugen e dashuris per Atdhe , qe pjella si ty e bet JETIM PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU…..

  9. familja kollovari says:

    FAMILJE KOLLOVAREVE!
    Çudi me kete familjen e bastardit nga viçidoli, se ndaj i perzune e si qasen mot e mot!

    U DALIN ZOT KOLLOVARET!

    KOLLOVARI I PARTISE dhe
    KOLLOVARI I SHTEPISE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje