Rama: Ngërçi Bullgari-Maqedoni pengesë për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

9 Qershor 2021, 09:03Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bullgari ka zhvilluar një takim dhe me presidentin e vendit, Rumen Radev.

Kreu i qeverisë në një postim në mediat sociale, bën me dije se me presidentin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes vendeve, por dhe për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Ramës ky problem mes dy vendeve pengon dhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë.

Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje