“Rrahën” Macron, gjenden armë dhe libra të Hitlerit në shtëpinë e një prej të ndaluarve

9 Qershor 2021, 21:35Bota TEMA

Akuza të tjera pritet të ngrihen ndaj dy personave që u arrestuan për sulmin e një dite më parë ndaj presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Grupi i hetuesve bën me dije se ka gjetur armë dhe një kopje të tekstit antisemit të Hitlerit, Mein Kampf, në shtëpinë e njërit prej dy të dyshuarve të arrestuar për sulmin ndaj kreut të Elysee.

Dy agresorët e moshës 28 vjeç, u arrestuan jashtë një konvikti në Francën jug-lindore, ndërsa shtëpitë e tyre u kontrolluan pas sulmit në Tain-l’Hermitage.

Libri dhe armët thuhet se u gjetën në shtëpinë e të dyshuarit që filmoi sulmin ndaj Macron.

Midis armëve që raportohet se janë gjetur në shtëpinë e tij janë; një shpatë, një kamë dhe një pushkë koleksionisti, për të cilat ai nuk kishte leje.

Presidenti francez u godit me shuplakë pasi vrapoi drejt një turme të ndarë nga ai me pengesa metalike, ndërkohë që dy rojet e tij  nxitonin për të arritur.

Zëdhënësi i Macron mohoi raportet se ai ishte paralajmëruar nga rojet e sigurisë që të mos iu afrohej atyre.

1 komente në ““Rrahën” Macron, gjenden armë dhe libra të Hitlerit në shtëpinë e një prej të ndaluarve”

  1. Shqiptari says:

    Ja kon fut vet armt dhe ato materialet per ti zhyt sa me keq , hile demode .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje