Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka shpërndarë urdhrin e djeshëm Ekzekutiv të presidentit Joe Biden.
Ajo shpreh dhe një herë angazhimin amerikan për të luftuar korrupsionin dhe ata që kërcënojnë paqen.
Por edhe për të ndihmuar rajonin tonë në rrugën drejt integrimit euroatlantik.
“Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cenojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera.
Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike.
Urdhri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane.
FALEMINDERIT YURI KIM ❤❤❤❤❤ !! THANK YOU USA????????????????????????????????????????????????
FALEMINDERIT YURI KIM ❤❤❤❤❤ !! THANK YOU USA????????????????????????????????????????
????????????????????????????⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️