"Vijojmë tezgjahun pak nga pak", Rama batuta me Varhelyi: Ai trau ku kemi lidhur fijet ne është BE

10 Qershor 2021, 14:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur konferencën e përbashkët për shtyp me  komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi duke shpjeguar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Duke iu referuar një trau, Rama tha se aty është BE, dhe Shqipëria është më poshtë, por ka lidhur fijet dhe vijon tezgjahun.

“Ai trau ku kemi lidhur fijet ne është BE, ne jemi këtu vazhdojmë tezgjahun tonë, fijet janë lidhur, por vijojmë ne, gjithë kjo rrugë.

Çfarëdo të bëjnë ata tek trau, po të shkojmë ne aty me vlerat, standardet, e sistemin që funksionon s’kanë çbëjnë, na takon ne.

Kini besim, jemi në rrugën e duhur, dhe ne jemi me fat sepse ajo që ka ndryshuar në historinë tonë, para BE dhe pas BE është BE që na ka dhënë mundësinë të kemi traun atje për të lidhur fijet, se ishim me fije.”- tha Rama.

1 komente në ““Vijojmë tezgjahun pak nga pak”, Rama batuta me Varhelyi: Ai trau ku kemi lidhur fijet ne është BE”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje