Dosjet janë, emrat po dalin: Cilët shqiptarë do të shkojnë në "gjyq" përballë Joe Biden

10 Qershor 2021, 11:58Politika TEMA

Nga Aranit Muraçi

Urdhri ekzekutiv për bllokimin e pasurisë dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara (non grata), të personave të caktuar, që kontribuojnë për një situatë destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, i publikuar në fletoren zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, me firmën dhe me vulën e presidentit Joe Biden, ka nisur të përkthehet sipas “dialektit” të preferuar në Shqipëri.

Gjithçka është e shkruar qartë dhe përmban 10 akte me nën-ndarje, që mbeten për t’u zbatuar.

A ishte Urdhi i qartë dhe i prerë?

Kush e njeh fuqinë e SHBA-së, e kupton po aq lehtësisht që urdhri mbetet thjesht për t’u zbatuar, pa hasur në asnjë pengesë. Ndryshimi me të njëjtin urdhër të dy dekadave më parë lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, është se tani në Hagë mund të përfundojnë nën akuzë për korrupsion, pengim të drejtësisë edhe destabilizimin e rajonit, çka shihet si kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së, jo vetëm politikanët nga ish-Jugosllavia (ku bën pjesë edhe Kosova), por edhe  nga Shqipëria.

Cilët rrezikojnë nga ky urdhër?

Bëhet fjalë për dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë. Për katër prej tyre DASH ka publikuar emrat, duke i shpallur familjarisht “non grata”. Vetëm njëri prej tyre është dënuar nga drejtësia shqiptare, shkalla e parë, ndaj të cilit është urdhëruar edhe sekuestro e pasurisë.

Sipas urdhrit të fundit të Biden, nëse nuk vepron drejtësia në vendin ku ka ndodhur krimi apo shkelja, autoritetet amerikane autorizohen në konfiskimin e menjëhershëm të pasurisë së atyre që do të vihen nën akuzë prej DASH.

Pse tani, futet edhe Shqipëria?

SHBA-ve iu kushtoi mbi 30 miliard dollarë lufta, për pavarësinë e Kosovës. Pas saj projekti më i madh financiar amerikan në Ballkan është ai i Reformës në Drejtësi, i aplikuar në vendin tonë, projekt që besohet se kap vlerën e mbi 400 milion dollarëve.

Dihet fati i atyre që dolën kundër projektit të parë, ose u përpoqën t’a sabotonin, ose e harruan atë, ndërsa pritet të mësohet fati i atyre që janë rreshtuar kundër Reformës në Drejtësi, për aq kohë sa ajo ka dhe do të ketë bekimin e amerikanëve.

Si nis Urdhri i Biden

“Unë, JOSEPH R. BIDEN JR., President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me këtë Urdhër, zgjeroj fushën e emergjencës kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001 (Bllokim i Pasurisë së Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Ndërkombëtare të Stabilizimit në Ballkanin Perëndimor) , ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të 28 majit 2003 (Përfundimi i Emergjencave në lidhje me Jugosllavinë dhe Modifikimi i Urdhrit Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001), duke parë se situata në territorin e ish Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë dhe Republika e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas prishjes së ish Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, po pengon progresin drejt qeverisjeve efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe e tërë kjo përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara,” – shkruhet në fillim të urdhrit që lëshoi Biden.

Si e mbyll Urdhrin e tij Biden

“Ky urdhër nuk ka as qëllim, dhe nuk krijon ndonjë të drejtë ose ndonjë përfitim, thelbësor ose procedural, që të jetë i zbatueshëm me ligj ose në barazi nga ndonjë palë tjetër kundër Shteteve të Bashkuara, departamenteve të saj, agjencive ose enteve, oficerëve, punonjësve ose agjentëve të saj , apo të ndonjë personi tjetër” – mbyllet urdhri i Biden duke inkurajuar vartësit, para se të nisin zbatimin dhe ekzekutimin e tij.

Pra, presidenti Biden ka paralajmëruar, para se të firmoste dhe vuloste dokumentin në Shtëpinë e Bardhë se nuk ka asnjë gjykatë që ndal dhe konteston përpjekjet e SHBA-ve për stabilitetin e rajonit tonë, që siç duket pas luftës së Kosovës ka marrë sërish vëmendjen e duhur të partnerit strategjik të Shqipërisë.

11 komente në “Dosjet janë, emrat po dalin: Cilët shqiptarë do të shkojnë në “gjyq” përballë Joe Biden”

  1. Sqepari says:

    Autori nuk permend asnje emer!?

  2. Erdogan says:

    Si u katandisen “Pellazget” e Allahut dikur Vezire Pashallare Bejlere,Agallare,Hoxhallare,Dervishe,Muhip etj.
    Iken ato “vite te arta” kur kapardiseshin se ishin turq ne Ndergjegje,ne Nderimin dhe festimin e ditelindjes se Sulltanit,kur i prisnin koken atyre qe nuk u tur-qizuan si keta qe hiqen sot “Patriote Pellazge”.
    Si u katandiset o Mavrinj me boje qe tju shpetoje nga lumi cifutet dhe colonizatoret qe flasin per “Kombe dhe Drejtesi”!
    Sa per korupsion (corruption) ne Arnautistane mos prisni nga Komuniteti Nderkombetare i corruptuar te denoje (denied) te corruptuarit.
    E them kete se asnje nuk u denua per bombardimet ne Irak,Afganistane,Siri,Liby,Kurdhistane etj.
    Nuk denohet Erdogani qe po zhduk civilizimin Greko Ilyre qe ktheu Agia Sofian dhe mijera Kisha Greko Ilyre te ndertuar nga Iustiniani ne Xhami.
    Kurse Arnautet “E lashte” ferkojne duart nga gezimi bile dhe i kendojne (kantare) Babes se tyre Erdoganit.
    Ne qofte se egzistonte vertet Drejtesi dhe Ligj Nderkombetare atehere do te besoja ne te.
    Per mua do jete nje turp i Madh pervec venien para Ligjit disa persona nga shtete Imperialiste qe jane fatkeqesia e Kombit tone Greko Ilyre..
    Kush nuk e kupton (kapito) ne qaf paste veten dhe historine.

    1. qefliu says:

      Erdogan-ben me mire te shikosh se si jane katandisur neo-greket e tu aziatike, qe ate me gunga e kane prej disa vitesh ne prapanice, por qe nuk u ben me pershtypje se u mesuan me te.

  3. Mandravellua says:

    Emrat dihen mo.
    Gjushi, Tom Doshi, Berishajt, jane te paret…
    Pastaj vijne Metajt, Kokmedhenjte, Nanot, Mehdiajt, Paloqet, Ahmetajt, Damianet, Xhinxhonet, Fevzot, Ballajt, Frangajt, Dumka-jt ,…
    Rama eshte ne mikroskop akoma dhe ca kohe…
    Jane ata qe erdhen ne Tirane me buke me vehte e kepuce te shqyera… dhe tani te shtypin me Mercedesa qe nuk i ble dot as Bajden.
    C’doni ju? Te na i thote Amerika ? Ne i kemi midis nesh dhe i dime shume mire kush jane.

  4. Tersi says:

    Shqip fare ky urdhér ështê kopsitur enkas pér “berishizmin”, klanin apo organizatén radikale, ekstremiste, strehuar dhe kamufluar si parti demokratike (pd) ! Kupa u mbush ! Institucionet amerikane véshgojnê , shënojnê dhe veprojnê tê pavarura dhe nuk u rruhet se se mijra e mijra trushpêlarê dalin dhe presin bejker apo bush rrugve nê tiranê! Pér ta servilizmi , by..lëpirja janê tê barasvlerëshme me pabesinê dhe tradhêtnë! Tentativat me avukat e lobingje me para té pista, apo lajkat me dashuricka apo vidio té djegura nga e vêrteta janê thjesht “letra higjenike” ! Miti i rremê i ngritur nga hiçi dhe llumi i shoqérisê pêr berishizmin ngordhi , pavarsisht fanatikve qê do vazhdojné tê kujisin e vajtojné mbi kufomê!.

  5. shoqeruesi i Spiropalit says:

    Kush ka ferkuar duart nga ‘non grata’ per Berishen shpejt do ferkoje mollaqen per vehte…

  6. Me emer says:

    Hajdutet ne birruce..! Bajden a si e ka emrin, po qe se ka mundesi te ndihmoje me fakte, eshte I mirepritur, megjithese me vonese, (kur them Bajden e paraardhesit e tij) pasi 30 vjecaret qe qeverisjen e qeverisin, perhere kishin per krah funksionsre Amerikane. Politikanet e vendit, ne c’do dy fjale, nje ishte shtetet e bashkuara te amerikes..! Nje shprehjen popullore ne Shqiperi thote :”po ndejte me qorrin, caker do te behesh”..! Pra dicka nuk shkon..! Me behet qefi te jem gabim, por ShBA-ja qe personalisht e njoh nga filmat e Hollivudit vetem, nuk mendoj te mos kete qene vigjilente per 30 vjet..!

    1. Mandravellua says:

      Po cfare faktesh kerkon ti ? , o shoku.
      Nepunes shteti me 800 Euro ne muaj rroge, blejne mercedes 60 000 euro, bejne parade mode me canta “Luis Vuton”, me ora “Rolex” kane vila ne Lalez, Durres, Dhermi etj. Nga bythpalare, u bene milionere me rroge shteti…
      Kur i deklarojne pasurite thone:: ” I kena bo me paret e kursyera nga dietat jashte shtetit ” .
      A thua se shkojne me buke e jorgan me vehte jashte shtetit…as hane as flene ne hotel…
      Tjetri thote : ” M’i ka dergu motra nga Kanadaja 80 000 Dollare.”
      A thua se motra korr dollare ne Kanada me kosor bari.
      Do me fakte ti ? Kto ne i shikojme cdo dite.
      Po ata deputete te parlamentit te shkuar, qe nuk moren rroga nga Parlamenti per tre vjetet qe shkuan,…
      Pa me thuaj, si e perballuan jetesen keto tre vjete ? Jo vetem e perballuan, po rrisin dhe te ardhurat … me boronica?…
      Pa provoje ti te mos shkosh ne pune per nje muaj… A do kesh me se te ushqesh familjen ?
      Po ja o shoku, llogari e thjeshte…
      Kto jane faktet…

  7. Rei says:

    Njemije here faleminderit Usa pa ju do ky vend nuk do te behej kurre, aritem ne piken ku na udhehiqnin familjet tribale .

  8. Demokracia says:

    “Ndryshimi me te njejtin urdher te dy dekadave me pare leshuar nga Shtepia e Bardhe, eshte se tani ne Hage mund te perfundojne nen akuze per korrupsion, pengim te drejtesise edhe destabilizimin e rajonit…” Me kete fraze qe ka thene autori, kuptohet lehtesisht qe nuk ja ka haberin se ceshte gjykata e Hages, cfare lloji jurisprudence ka dhe c’fuqi ka urdheri i Presidentit te Amerikes. Autori mbase nuk e ka idene, por Amerika nuk e ka njohur jurisprudencen e Gjykates se Hages, pasi nuk eshte bere pjese e marreveshjes nderkombetare. Gjykata e Hages gjykon kryesisht per krime lufte, gjenocide apo krime kunder njerezimit. Urdheri i Presidentit ka lidhje vetem brenda SHBA, dhe prek shtetasit dhe shoqerite Amerikane te cilat ndalohen te bejne biznes apo transaksione te tjera.

  9. Olti says:

    Vl, u gjet genjeshtra e rashes per kete popull magjyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje