Deputetja e PS: LSI politikisht e vdekur, ka mbijetuar në kurriz të dy partive të mëdha

10 Qershor 2021, 09:31Politika TEMA

“LSI politikisht është e vdekur, ata e vdiqën vetë veten e tyre”. Kështu tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV deputetja e PS, Ermonela Felaj teksa foli për LSI-në.

Siç u shpreh Felaj, LSI është rritur në saj të shfrytëzimit në mënyrë abuzive të pushteteve për shkak të aleancave me PD dhe PS.

“Besoj që politikisht ata e vdiqën vetë veten e tyre, kanë mbijetuar në kurriz të dy partive të mëdha, rrugës kanë ndodhur kompromise, aleanca, por këto kanë qenë partitë e mëdha dhe shqiptarët këto ndarje kanë.

LSI është rritur në saj të shfrytëzimit në mënyrë abuzive të pushteteve për shkak të aleancave me PD dhe PS”, tha Felaj.

1 komente në “Deputetja e PS: LSI politikisht e vdekur, ka mbijetuar në kurriz të dy partive të mëdha”

  1. ert says:

    ou po ju kryetarin e lsi e bete president dhe e quajtet presidenti me i mire i te gjitha koherave, apo te shkuara te harruara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje