Analisti i njohur amerikan analizon shkarkimin e Metës: Është pjesë e politikës së vjetër dhe duhet të hapë rrugën, Shqipëria duhet të jetë një vend i pastër

10 Qershor 2021, 11:31Politika TEMA

Eksperti i çështjeve të Ballkanit, David Philips, ka analizuar votimin në Parlament për shkarkimin e presidentit Meta, duke e theksuar se u votua nga një Kuvend pa opozitë, por se tashmë ka ardhur koha që brezi i vjetër i politikanëve në vend të hapë rrugën.

Në një intervistë për Euronews Albania, Philips u shpreh se duhet të pritet se cila do të jetë vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka një peshë specifike në këtë çështje.

“Vota për shkarkimin u krye nga një Parlament pa opozitë. Ne nuk i dimë faktet bazike për akuzat ndaj presidentit Meta dhe nuk e dimë se si Gjykata Kushtetuese do ta vlerësojë vendimin e djeshëm.

Por ajo që dimë është se Shqipëria duhet të jetë një vend i pastër, të ketë një qeverisje të mirë.

Është koha që vendi të ecë përpara dhe që brezi i vjetër i politikanëve të hapë rrugën. Ilir Meta është pjesë e këtij brezi dhe është koha për një ndryshim.

Presidenti Meta ka caktuar 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët jam i bindur se do të përpiqen që ta mbrojnë. Por gjithsesi ka rëndësi se çfarë gjykata do të thotë, sepse sundimi i ligjit është i rëndësishëm”, u shpreh David Phillips.

Për profesorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit të Columbias në SHBA, përplasja pas zgjedhjeve të 25 prillit është një formulë e re konflikti, dhe palët duhet të gjejnë rrugët për të ecur përpara.

“Është një formulë për konflikte të tjera në Shqipëri. Jam i sigurt se ka disa shqetësime të besueshme për mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve, për blerjen e votës, por nuk dimë nëse ka një komision hetimor për të përcaktuar faktet. Ne duhet të ecim përpara, vendi s’mund të qëndrojë kështu”, tha z. Philips.

Sa i përket çështjes së negociatave, z. Philips deklaroi se tashmë ka ardhur koha që procesi të mos zvarritet më as për Shqipërinë dhe as për Maqedoninë e Veriut.

“Këto probleme janë qesharake. Është koha që vendi të shkojë mirë me fqinjët, të ecë drejt paqes dhe prosperitetit, që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë terren të përbashkët dhe të bashkëpunojnë. Përse duhet të bllokohemi në këto konflikte dhe debate”, tha David Philips.

Duke komentuar negociatat që pritet të nisin mes Kosovës dhe Serbisë, profesori David Philips u shpreh i sigurt se nëse do të ketë negociatat të ndershme, do të ketë njohje reciproke mes dy vendeve, duke vlerësuar rolin që do të kenë SHBA dhe BE në këtë proces.

“Nëse do të jenë negociata të ndershme, Serbia do të njohë Kosovën si vend të pavarur dhe sovran me kufijtë aktualë. Ajo duhet të japë sqarime për personat e zhdukur dhe nëse duhet të paguhet një dëmshpërblim, Serbia duhet ta ofrojë atë.

Këto negociata vazhdojnë prej vitesh. Jam ngopur me çështjet e diplomave dhe licencave, le të shkojmë tek çështjet thelbësore, le t’i analizojmë ato. Nëse Serbia dëshiron të integrohet në institucionet euro-atlantike, ajo duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës.

SHBA kanë aftësinë që t’i bëjë gjërat të ndodhin, nëse punohet ngushtë me BE-në do të arrihet një marrëveshje, ndërsa nëse i lëmë gjërat siç janë, atëherë vetëm sa do të lëvizim ujërat dhe nuk do të arrijmë asnjë progres për një të ardhme të afërt”, u shpreh z. Philips.

12 komente në “Analisti i njohur amerikan analizon shkarkimin e Metës: Është pjesë e politikës së vjetër dhe duhet të hapë rrugën, Shqipëria duhet të jetë një vend i pastër”

  1. Pargali says:

    Po mer cifut po kaste e vjeter dhe kaste e qelbur eshte Meta por eshte kasta qe ju keni promovuar ne Shqiperi qe ne 1991 ku edhe Rama eshte pjese.

    Prandaj Meta eshte koke turku ne rastin me te mire dhe tallje trapi ne rastin me te keq.

    Po shume pak Shqiptare e kuptojne kete gje .

    1. qytetar says:

      Vetem ti Pargali kupton.

      1. ben says:

        Meta eshte kaste e vjeter dhe i koruptuar.
        Rama
        12 vjet kryetar bashkie i Tiranes
        12 vjet km i Shqiperise.
        Gjithsej 24 vjet nga 1990, nuk eshte as kaste e vjeter, as i koruptuar.
        Nipi i Spiro Kolekes dhe i bIri i Kristaq Rames, nuk eshte kaste e vjeter.
        Ky lloji i talljes se trapit, e tejkalon edhe talljen e trapit te sovietikeve ne kohen e stalinit.
        Nejse ky vend keshtu eshte , gjithmone do jete nje i ” jashtem ” qe te talli trapin rendshem.
        Me e keqja nuk eshte tallja e trapit, problemi eshte se me kalimin e kohes tallja e trapit behet me rendshem.

    2. FAKTI says:

      Vetem, Papagall, mos ngaterro te pakten datat dhe ditet , mire qe mendja te paska lene; Rama nuk eshte “kaste” , sipas ty, e 1991. Ai ja beri ne dere Sali Berishes dhe iku. Ilir Meta po, kryetari i FRESH-it qysh 1991-1992 dhe ka bere lufte kunder Fatos Nanos ti mirrte posti. Ai ja dha nje here dhe pastaj e degdisi dhe Meta krijoi lesheeline qe ka dhe sot. Meta eshte njeri shume i poshter qe i mori te gjitha, tani do ti mbroje ato qe ka marre por do ti dalin per hundesh atij, Saliut dhe kushdo tjeter. Ne duhet te bertasim forte: RROFTE AMERIKA ! Se ndryshe edhe kocken do na pertypte Saliu me Ilirin.

  2. Rrespekt pafund per Nenen e Demokracise Boterore Amerika .
    Rrofte Amerika …
    Shqiperia e shqiptaret ju jane mirenjohes perjete .
    Thanx you Mister … D.F

  3. Stop qeveri nga dhjet-torristet-90 te Ramiz Alise says:

    Politike e vjeter ne Shqiperi daton nga dhjetori-1990 i Ramiz Alise.
    Meta, Berisha, Rama u futen ne politike ne dhjetor-1990 . Te tre kane vite ne pushtete por Rama ka dy fishin e tyre.
    Minister Kulture + Kryetar Bashkie + Kryeminister nga 1998 deri sot pra 23 vjet!
    Ky amerikani Analist i njohur thote – Jam i sigurte se ka disa shqetesime te besueshme per blerjen e votes ne zgjedhje !

  4. Ja ke fut kot says:

    Lexo e mundou te kuptosh se tjetri eshte profesor ne universitetet me te mira te botes. Ti nuk i sygjeton dot atij. Apo nuk rri dot pa vjell helm?

  5. asap says:

    Kete kaste mafjozesh edhe ti e perkrahje, nuk je me i paket edhe ti.

  6. Te dashur miq!
    Shkarkimi i Ilir Metes eshte tmerresisht i vonuar
    Nese nuk do kishte folur dhe vepruar perçart pas dehjes me raki, askush nuk do te ishte marre me me Ilir Meten.
    Sido qe te jete, i dehur ose jo, ai per fatin tone te keq eshte president dhe si i tille, çdo veprim, shprehje apo sjellje eshte ne lupen e opinjonit publik dhe me gjere. Çka do te thote se duke qene president, shume gjera veprime qe ne nje status tjeter shoqerore, mund ti besh pa u vene re, me statusin e te ashtuquajturit president nuk mund ti besh kurre.

    E dini si me ngjante dje Presidenti yne? Me ngjante me Nuri Beun nje personazh grotesk i filmit koncert ne vitin 1936.
    Ne nje krah e madhja Tefta Tashko kendonte ne prani te popullit te Lushnjes dhe ne krahun tjeter nuri beu me çingijet donte te prishte koncertin popullit.
    Ky krahasim nuk ka asnje lidhje me artistet dibrane te pranishem dje ne presidence, perkundrazi ata kane tere mirenjohjen dhe rrespektin tim.

    E kam llafin tek perpjekja e ketije palaço president per te perdorur keta artist ne interes te tije.
    Ja pra kush eshte presidenti yne

  7. FAKTI says:

    Vetem, Papagall, mos ngaterro te pakten datat dhe ditet , mire qe mendja te paska lene; Rama nuk eshte “kaste” , sipas ty, e 1991. Ai ja beri ne dere Sali Berishes dhe iku. Ilir Meta po, kryetari i FRESH-it qysh 1991-1992 dhe ka bere lufte kunder Fatos Nanos ti mirrte posti. Ai ja dha nje here dhe pastaj e degdisi dhe Meta krijoi lesheeline qe ka dhe sot. Meta eshte njeri shume i poshter qe i mori te gjitha, tani do ti mbroje ato qe ka marre por do ti dalin per hundesh atij, Saliut dhe kushdo tjeter. Ne duhet te bertasim forte: RROFTE AMERIKA ! Se ndryshe edhe kocken do na pertypte Saliu me Ilirin.

  8. Me emer says:

    Kur Isha femije me bucisnin veshet nga thirrhet “rrofte BRSS-ja” e tani qe po mplakem apo u mplaka, po degjoj “Rrofte SHBA-ja”..! Te dyja gezoj te rrojne, pamvaresisht emrave, pasi ne to njerez te zotit jetojne..! Por keto me ngjasin me shprehjen “thuaj vdekje fashizmit dhe vdis vete”..! Pra te me falni servila, por therrisni “Rrofte Shqiperia”, e ti dilni zot,pasi kushdo I huaj, nuk ju ndihmon me kot..!

  9. Taulant says:

    “Pa pa pa, sa bukur e tha: Edhe akullore edhe çokollate”
    Lum kush di te lexoje.
    “Njeri i zgjuar eshte ai qe di si levizin sendet”, ka thene nje dijetar i lashte, para dymije e kusur vjetesh, por lind pyetja: Kujt ja ka thene?
    Nuk ma mer mendja qe zgjuaresi do te thote tifozllek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje