Donald Trump këshilla Bidenit: Paç fat dhe mos bjer në gjumë para Putinit, bëji të fala nga unë

11 Qershor 2021, 11:52Bota TEMA

Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka dhënë disa këshilla për pasardhësin e tij Joe Biden, përpara një samiti kur ky i fundit do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Trump kujtoi takimin e tyre të vitit 2018 në Helsinki për të cilën ai tha se kishte sukses pavarësisht përpjekjeve të spiunëve amerikanë dhe mediave.

“Fat i mirë për Biden në marrëdhëniet me presidentin Putin – mos bini në gjumë gjatë takimit, dhe ju lutemi, jepini përshëndetjet e mia më të ngrohta!”- tha Trump në një deklaratë të enjten.

Biden pritet të takohet me Putinin në Gjenevë javën e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje