Pas 30 vjetësh, Dritan Shakohoxha rikthehet në TVSH

11 Qershor 2021, 13:31Sport TEMA
Pas 30 vjetësh, Dritan Shakohoxha rikthehet në TVSH

Është e pamundur që teksa flitet për sport të mos përmendet emri i Dritan Shakohoxhës, i cili prej vitesh drejton emisionet më të rëndësishme sportive në vend.

Së fundmi Dritan Shakohoxha ka bërë lëvizjen e papritur, duke i surprizuar të gjithë. Ai me anë të një postimi në Instagram ka njoftuar se do të rikthehet pas 30 vitesh në Radio Televizionin Shqiptar, ku do të drejtojë programin sportiv për kampionatin europian “Euro 2020”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet gazetari sportiv, por nuk dihet ende nëse ky rikthim do të jetë vetëm përgjatë kampionatit apo dhe në vijim.

Kujtojmë që prej shumë vitesh Dritan Shakohoxha ka qenë drejtor i Supersportit në Digitalb.

3 komente në “Pas 30 vjetësh, Dritan Shakohoxha rikthehet në TVSH”

  1. vlora.vlora says:

    Edhe ketu e kishem manget kete gomarin

  2. PECI says:

    MOS ! DO DETYROHEMI TE SHIKOJME NDESHJET TE RAI

  3. Taulant says:

    Me ne fund!
    “Çok shyqyr”, tani po.
    Edhe ndertesa e RTSH, tani po qan nga “kenaqsia”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje