Shkencëtarët, të shqetësuar nga gjetjet e reja në Çernobil

11 Qershor 2021, 09:45Lifestyle TEMA
Shkencëtarët, të shqetësuar nga gjetjet e reja në

26 prilli i vitit 1986 ishte një nga ditët më tragjike në historinë e njerëzimit. Reaktori 4 i qendrës bërthamore të Çernobilit, në Ukrainë, shpërtheu duke shkaktuar vdekjen e dy punëtorëve. Më pas, rreth 30 punëtorë dhe zjarrfikës vdiqën si pasojë e radiacionit.

Pavarësisht shifrës zyrtare të viktimave, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se efektet e këtij shpërthimi mund të kenë shkaktuar 4000 viktima nga kanceri, ndërsa organizata të tjerë pretendojnë se numri i viktimave nga pasojat e shpërthimit të reaktorit është rreth 100 000.

Banorët u evakuuan dhe reaktori u “varros” me një mbulojë mbrojtëse, por kthimi i jetës normale në zonë nuk u arrit dot. Ende sot, në Çernobil mund të dallohen qartë pasojat e asaj ngjarjeje të rëndë dhe disa prej tyre po shqetësojnë tej mase shkencëtarët.

Aktualisht, në “zonën e ndaluar” të Çernobilit ka vetëm kafshë dhe bimë të egra. Niveli i radiacionit aty është shumë i ulët tashmë dhe sipas shkencëtarit spanjoll, German Orizaola, Çernobili është kthyer në “parajsën e ujqërve”. Gjithashtu, në këtë zonë po shfaqen edhe specie të reja, si ariu i murrmë, që kishte 100 vite që nuk shihej në Çernobil.

Por, një nga kafshët më të rralla që është parë vitin e fundit në Çernobil është kali Przewalski, që ka shumë ngjashmëri me kalin prehistorik. Bëhet fjalë për kalin e vetëm të egër që ka mbetur në botë, pas zhdukjes së kësaj specieje në Azi për shkak të gjuetisë.

Sipas shkencëtarit spanjoll, ky është një shembulli më i mirë për të kuptuar se çfarë ndodh kur njeriu e lë të qetë natyrën…

4 komente në “Shkencëtarët, të shqetësuar nga gjetjet e reja në Çernobil”

  1. Fatos says:

    Të shqetësuar është kur gjetjet janë negative ooooooooooo idiota gazetarë, se I cmendët njerëzit. Si nuk mësuat të shkruani mirë…

  2. @ says:

    Fatos ,shkencetaret jane te shqetesuar sepse natyra po e merr veten. Per standartin e gazetarise tone ktu nuk ka asnje gabim. Ta besh te zezen te bardhe ,apo te bardhen te zeze ky eshte talenti i vertete i pushtetit tone te katert. Jane po kta gazetare qe protestojne kur i kufizohet hyrja ne parlament. Imagjino pak ,kur perkthejne gabim nje artikull te gatshem , cfar corbe mund te gatuajne me artikujt qe shkruajne vete.

    1. Who says:

      Shume i lashtë ky lajmi…….. thash se kishte ndonje gje te re…. nisur nga titulli pa lidhje. …tema çben keshtu?

  3. Na e shpifet o qenie te pa vlera says:

    Ja na e fute kesaj radhe o bole gazetare, po ca ndryshimi ke ti nga politikanet qe na mashtrojne cdo dite, asnje ndryshim thejsht kaq te jepet mundesia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje