VIDEO/ Fjalimi historik i Driteroit në Kongresin e vitit 1991 përballë një turme të "tërbuar" komunistësh që brohoriste ende "Parti-Enver!"

11 Qershor 2021, 15:10Politika TEMA

Ndarja nga Partia e Punës së Shqipërisë dhe lindja e Partisë Socialiste padyshim që ka një emër dhe ai është Dritëro Agolli.

Ky i fundit,  në Kongresin e 10-të të PPSH mbajti një fjalim të guximshëm dhe historik i cili shënoi njëkohësisht  shndërrimin dhe krijimin e Partisë Socialiste.

Në vitin 1991, shkrimtari i madh doli përballë një turme të “tërbuar” që brohoriste “Parti-Enver!” duke folur për ndarjen përfundimtare nga komunizmi dhe nisjen e një ere të re në PS dhe politikën shqiptare.

Kritikat e Agollit nuk u pritën mirë nga pjesëmarrësit të cilët në kor e kundërshtuan duke thirrur: “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”.

“Ju ma vërtetuat mendimin tim, të fshehur në vetvete, se Partia e Punës nuk rinovohet nëse ju bëni kështu. Vërtitjet tuaja jashtë çdo civilizimi dhe jashtë çdo kohe të qytetëruar janë pasqyrë e një partie që është e shtrirë në shtrat dhe po jep shpirt”, u shpreh Agolli.

Pas disa minutave brohoritje dhe kundërshti me thirrje komuniste, Agolli qëndroi i qetë dhe i pa lëvizur në foltore duke iu kthye të pranishmëve: Ç ’ishte gjithë ky Pazar njëherë. Ju jeni si në vitin 1948 të gjithë”.

Pas këtij fjalimi, PS u detyrua të transformohej megjithëse vendi gjendej në një moment të vështirë dhe delikat.

Më poshtë po përcjellim momentet kulminante të kësaj fjale të thënë në vendin dhe kohën e duhur nga ati i Partisë Socialiste. (TemA)

10 komente në “VIDEO/ Fjalimi historik i Driteroit në Kongresin e vitit 1991 përballë një turme të “tërbuar” komunistësh që brohoriste ende “Parti-Enver!””

  1. elidon says:

    kush ka info ???? keta me letra ca jane??? po ato letrat pse i cojne aty????

    1. Këlyshët e Komunistit qe Sali humbén zgjedhjet says:

      Elidon,
      Shumë me vend pyetja. Ka dy mundësi.
      Ato grate ishin te sektorit te Protokollit dhe duket se binin mesazhe nga grupi rinovues i PPSH, “mos leviz qe aty, vazhdo, mos çaj kokë per nje tufë katunaresh që bertasin “Sali Berisha, Sali Berisha”. Me fal, desha te thoja “Enver Hoxha”.
      Mundesi e dytë, por me e pakte,eshte qe jane mesazhe sharjeje, “tradhetar, Rrofte Partia Demokratike me Shokun Enver”, e të tjera si keto.
      Por me e rendesishmja eshte qe:
      – E para, ne PPSH kishte akoma burra.
      – E dyta, Saliu kurre nuk pati bythe te bente nje gje the tillë pa lejen e Ramiz Alisë.
      – E treta – PD sot eshte ne nje situate te ngjashme – nje parti komunisto-katunare, ku Jo vetëm qe nuk kane mbetur më burra, por Sali Berisha nderohet nga turma e injoranteve ashtu si Enver Hoxha. Po qe se me Kongresin e PD do dale te flasë dikush kunder Saliut, salla do veproje njesoj si ne video: ” Sali Berisha,. Sali Berisha.” Ku eshte ndryshim? Po dakord pra, dakord. Asnje ndryshim.

      Sali Berisha e ktheu PD-ne ne nje PPSH te dyte. Bravo i qoftë. Gjeti nje turmë budallenjsh dhe u hodhi trute e gomarit.
      Por kjo eshte fatkeqesi per Shqiperinë, sepse Erion Braçe, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, dhe Pandeli Majko “qeverisin” te patrazuar.
      Debilat e PD merren me Ramën.
      Dhe perseri, e perseri, ne PD kane mbetur vetëm burra-kurva dhe zvarranikë.

  2. durresi says:

    Me sa di une keta jane delegatet e partise qe nuk jane dakort me ato qe thote Driteroi dhe i shkruajne kritikat e tyre kunder Driteroit ne pusulla

  3. Arben says:

    90 % e antareve te partive qofte ne monizem por edhe post monizmit kane qene e jane injorante, ushtare te liderit, ndersa Driteroi duke i njohur por duke ditur edhe çkishte bere ai vete si antar partie dhe Kryetar i lidhjes, duke njohur spiunazhin ne lidhje etj, shpertheu ne at forme ne kongresin e 10 te PPSH apo Kongresin e Pare te PS. Por gjithsesi Driteroi mbetet nje figure pozitive pasi pas 90 mbajti nje qendrim mjaft te mire,asnjanes por kritik e realist oer sistemin we i kishte sherbyer, real e kritik kur duhej per sistemin pas 90, dhe keto qendrime i mbajn njetezit e ditur e me zemer te madhe, ndryshe nga disa kokege te tij shkrimtare, qe kane qene dinake e intrigues e ne post komunizem u hoqen sikur me shkrimet e tyre kishin luftuar komunizmin,nderkohe qe i kishin sherbyer me shum devotshmeri.

  4. FAKTI says:

    Te faleminderit, Mero Baze!!! Kush ka sy ta shikoje, kush ka veshe ta degjoje, kush ka mendje te veproje. Tani ne dt 13 do bertasim nga salla –
    Sali-Lulezim, cula bie , ne nje vrime. I perjetshem kujtimi Driteroit te madh, shkrimtar, poet, publicist, atdhetar dhe politikan me permasa moderne!

  5. Unë...ti....ai ....ajo says:

    DRITERO I MADH!!! KETA JENIÇERET KETU JANE AKOMA TE PS DHE PD!!!POR DHE ME NJE NDRYSHIM……JANE DHE HAJDUTE!!!

  6. Pokeristi says:

    Driteroji ish dhe mbetet nje nga shkrimtaret dhe poetet e shquar shqipetare.Ai gjithmone ju sherbeu idealeve te pastra dhe te sinqerta,Evoloji ne bindjet e tij dhe mbi te gjitha ish nje patriot i flakte me kembe ne token shqipetare.

    1. xhindi says:

      Ndersa ismajli mbeti komunist i enverit, njekohsisht mbeti i strukur si skuth ne pariz.

  7. Elio Gora says:

    Sa mire do te ishte te dinim se ku ndodhen tashme keta duartrokitsat.Ne ne kete viodeo shohim vetem pjesen kur salla kundershton fjalimin e Driteroit,por duhet te shohim edhe pjesen se pas nje pushimi,pasi te gjithe bene nga nje shurre,Driteroi duartrokitet fort.Cfare ndodhi?Kush e bindi sallen te bente te kunderten?Une e mbeshtes mendimin se PD ndodhet ne te njejtat kushte te PPSH-se.Pra duhet nje “Dritero” qe te thote te verteten.Te largojne nga vetja pjesen e keqe te Berishes duke vleresuar pjesen pozitive te tij.Por a ka PD -ja ne keto kushte nje “Dritero”?Kam frike se deri tani mungon>

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje