Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika, Rama: Më këputi krahët, ka qenë si hije për mua duke më këshilluar

12 Qershor 2021, 19:09Politika TEMA

Largimi nga politika e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit, për kryeministrin Edi Rama është një humbje e madhe.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri u shpreh se Gramoz Ruçi ka qenë gjithmonë pranë tij si një hije duke e këshilluar për hapat dhe vendimmarrjet politike.

Sipas Ramës, Ruçi është një eksponent që nuk mund të zëvendësohet lehtësisht, por duhet që ta respektojë vendimin e tij.

“Ndjesë kujtdo që ma ka dhënë këtë besim të madh. Mirënjohje të gjithëve që pavarësisht se nuk janë ndjerë dhe nuk janë larguar, por ka vazhduar të më mbështesë për fitoren e saj që gjithmonë kemi bërë çmos për t’i kthyer në fitore për Shqipërinë. Ndjehem më mirënjohës përpara kësaj familje, më i motivuar për sfidat me Shqipërinë.

Kam mbledhur me vështirësi, fjalët që gjithësesi janë të pamjaftueshme, një falenderim për shokun tim të vjetër, që më është bërë mësues, vëlla, mik, pjesëtar i familjes time të vogël në gëzime dhe hidhërime, çdo ditë ka qenë një hije përkrah meje, Gramoz Ruçin.

Gramozi më tregoi vendimin e tij për tërheqjen nga mandate, pata ndjesinë e këputjes së krahëve. Duke njohur atë, nga ai çast, akoma sot nuk e gjej se si do mbushet boshllëku i largimit të tij.

E di që ai do mbetet deri në ditën time të fundit në detyrë, këshilltari im. Meraku i madh është boshllëku i eksperiencës që do lërë në këtë parti. Askush nuk është i pazëvendësueshëm, por Gramozi nuk është lehtësisht i zëvendësueshëm.

Kjo do jetë një sfidë më vete për ne por duhet ta pranojmë me respekt vendimin e tij. Të ngjitesh lart është sfidë më vete, por të dish se kur të dorëhiqesh është një tjetër sfidë e vështirë. Shpresojmë ta di dhe unë momentin kur të tërhiqem.

Bëj plot 16 vjet që nuk ka asnjë moment të vështirë që nuk e kam konsultuar me ty. Kudo kam hasur vështirësi dhe mbi të gjitha jam mirënjohës për çdo gabim që nuk me ke lejuar të bëj. Nuk më ke lënë të nxitohem gabimisht” – tha Rama.

14 komente në “Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika, Rama: Më këputi krahët, ka qenë si hije për mua duke më këshilluar”

  1. Refiku says:

    E ka keshilluar Gramoz Ruci? Tani po i kuptoj me mire ca gjera.

  2. Piro says:

    Bravo i qofte Gramozit qe e kupton se duhet hapur rruga per brezin e ri.
    Jo si Sali Berisha qe i mbeti ngjitur pas kepuces ketij populli.

    1. Traktori me zinxhira says:

      Bravo Ruci!Per te tille njeres kemi nevoje sot.

  3. Populli ka nje shprehje te bukur qe i shkon tamam per Berishen,eshte ngjitur si mu.i ne kepuce.

  4. I drejti says:

    Respekt pa fund per kete burre te vertete, njeri i fjales dhe i punes, qe punoi me nder deri ne fund.
    Ku te gjesh njerez te tille qe ne keto kohe jane specie ne zhdukje.
    Shendet e te mira paç per vehte dhe njerezit e tu te dashur.

  5. Olsi says:

    Bravo ruci , ashtu i ashper por i ndershem, dhe me sinqeritet. Kjo te ben krenar ,dhe te ecesh me koken lart kudo.

  6. Sokrati says:

    Puna e palodhur dhe e fryteshme ne Partine Socialiste, kontributi vendimtar i personalitetit politik me eksperiencë mbi 30 vjeçare e bën z Grampz Ruçi një burre të rrallë, me vlera të spikatura, nje shtetar me peshë specifike te larte, qe nderon Shqiperine dhe krahinen nga ai vjen, Salarine e trimave te penes, te fjales dhe te pushkes.
    Nderim per aktin burreror te largimit ne menyre dinjitoze nga politika.
    Faleminderit per kontributin e çmuar ne zhvillimin e Demokracise Socialiste Shqiptare!

  7. Sandri says:

    Nuk eshte kot ai nga Salaria e Selam Musa Salarise

  8. Petrit says:

    Mos u merzit kaq shume mor burrë .
    Tash ke rrahman rrahjan qe te te jape keshilla.
    Kriminelë te tillë ke sa te duash.
    Keshilla me e çmuar per ty nga krimineli gramoz ka qene idea e vrasjes se kater personave me 21 janar 2011 qe ti ti perdorje ne vazhdim per pilitiken tane kriminale.

  9. Rruga e Elbasanit says:

    Moz Ruci si Tom Doshi, u erdhi mandata per tu qeruar nga Rruga e Elbasanit. Por u mbajten nga Rama deri pas zgjedhjeve . Toma per te blere 3 mandate e Mozi per te mos ligeshtuar enveristet para zgjedhjeve.

  10. Kalec Dega says:

    “Petrit”!
    Ta paskan mbushur mire “rrylin”
    Vrere dhe helm, kjo eshte motoja e demokrateve te shkelqyyyyyre.

  11. Taulant says:

    Zoti “Rruga e halese”.
    Ke harruar qenefin Sali Ram Berisha.

  12. joel shkodra says:

    Nuk me duket i goditur krahasimi me “hijen” qe te ndjek pas kudo, por “hija” eshte pa vlere, nuk mund te jape keshilla.

  13. ervin qerimi says:

    Largo al factotum della citta , largo !
    Factotum-i yne nuk ka nevoje per asnje socialist te vjeter dhe te vertete . Ai i ben te gjitha vete !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje