Kongresi i PS-së që po zhvillohet në një ditë me ditëlindjen e 30-të të partisë pas dokumentarit me rrugëtimin i la fjalën liderit historik Fatos Nano, i cili kishte një mesazh për të gjithë socialistët dhe kryeministrin Edi Rama.
“E bëmë PS-në forcë të parë, Europiane, progresiste dhe fituese. Duke u përballur me sfidat e zhvillimit dhe ecur me hapin e kohës, prandaj sot jemi e vetmja forcë që mendon globalisht dhe vepron lokalisht.
Fitorja e mandatit të tretë është një frymëmarrje e re për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Jam gëzuar si asnjëherë më parë për këtë arrije të jashtëzakonshme. Le të vazhdojmë reformat për ta ngritur Shqipërinë në standardet e BE-së.
Ky është misioni ynë historik. Unë kam besim të plotë që me Edi Ramën dhe bekimin e zotit ju do ta përmbushni këtë objektiv historik. Rrofshi dhe qëllofshi gjithmonë në shenjë” tha ai ndër të tjera.
Po te kishte zot do denonte te korruptuarit dhe hajdutet por ju jeni aty dhe shendoshe e mire!
Ja dhe ky. Kryehajduti. E ka rradhen pas Berishes dhe Metes.
Ik o bixhosxhi njeriu me i ndyre i tranzicionit Shqiptar.
Ti ndertove korrupsionin ne institucione ne Shqiperi.
Cti besh Berishes kur nuk ju eleminoj ndyresira komuniste te bllokut.