Përkujtohet Bashkim Fino në Kongresin e PS, e bija i bashkohet PS-së: Kemi pasur vetëm një konflikt, fitoi ai

12 Qershor 2021, 18:29Politika TEMA

Megi Fino, vajza e ish-kryeministrit Bashkim Fino ka mbajtur një fjalim, i cili i ka emocionuar të gjithë të pranishmit në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së.

Megi Fino zbulon se ka pasur vetëm një konflikt me të atin, pasi Fino kërkonte ta përfshinte në PS. Vajza e ish-kryeministrit thotë se i ati ia doli, pasi me ikjen e tij të parakohshme nga sëmundja e COVID-19, e solli atë në familjen e Partisë Socialiste për të mos u larguar më kurrë.

’Të dashur shokë e shoqe,të babait tim të shtrenjtë. Siç e ekni njohur, jetonte në familjen e dytë socialiste, nga e cila nuk u nda, dhe nuk na ndau asnjëherë, prej halleve dhe sfidave asnjë ditë të vetme. Ishte vetëm 30 vjeç kur në 1992 mori mandatin e parë të vendlindjes në Gjirokastër.

Një ndër ato plot gjëra që nuk ju harroj, edhe pse e ndjente peshën e madhe të përgjegjësive, ne u rritëm për të qenë shembullor në mësime dhe të sjellshëm me shoqërinë. Mbiemri jonë u bë shpejt i famshëm, kur e thirrën  në marsin e 1997. Isha vetëm 4 vjeç, sa më shumë rritem, edhe kuptoj sfidat e shoqërisë së re demokratike.

Kush rritet me një prind politika, është vetëm fëmija e i një babai e nëne që bën politikë. Sa e vështirë është ti gëlltisësh fjalët e këqija për të, apo sa ta rruash veten nëse abuzon me mbiemrin tënd, për të fituar gjëra që fitohen vetëm me mund.

Babai u kujdes gjithmonë që mos e harronim vlerën e punës, modestisë. U përpoqa gjithnjë tia kthej kujdesjen, përkushtimin, me nota të mira.

Sot është dita tiu rrëfej një sekret. Ai e donte kaq shumë këtë familje, sa donte të bëhesha pjesë e PS. Na dukej e paimagjinueshme që të shtonim në çatinë tonë numrin e të angazhuarve në parti. Pas diplomimit në drejtësi, unë u ktheva në Shqipëri, por nuk u dorëzova që të angazhohesha në aprtinë që e kemi pasur në familje.

Hyra në sektorin privat, dhe më pas në një kompani telekomunikacioni. U rrita profesionalisht për tu angazhuar në organizata ndërkombëtare. E munda babain në konfliktin, por si gjirokastrit fitoi ai me këmbëngulje, që me ikjen e tij më solli këtu mes jush për të mos ikur më.

Baba uroj të jesh duke më parë sot nga atje lart. Shpresoj të jesh krenar me mua. Do jem çmos për të qenë në lartësinë e emrit që më le. Do angazhohem me mish e me shpirt në familjen e PS. 

Miq të shtrenjtë të babait tim, mbase nuk do arrij të mbush boshllëkun, por ju garantoj se do jem modestisht me ju, për ju, e për Shqipërinë që duhet ta bëjmë të denjë. Siç thoshte, po nuk e bëri PS, kush do e bëjë. Përgjigjia mbetet e njëjtë, asnjë tjetër. Do të përpiqem me gjithë zemër t’ju a fitoj zemrën. Anëtarja më e re e PS, Megi Fino.’’- tha vajza e Bashkim Finos.

4 komente në “Përkujtohet Bashkim Fino në Kongresin e PS, e bija i bashkohet PS-së: Kemi pasur vetëm një konflikt, fitoi ai”

  1. Rrespekt per Bashkim Finon (rahmen past) dhe rrugetim te mbare Megit vajzes se Socialistit te Mire …

  2. Lum ne... says:

    Na plasi trapi per nje konflikt dhe kush e fitoi. Ti futju politikes dhe shumezo milionat qe te la yt ate.

  3. Scutari says:

    Na leshoni edhe ne ndonje vend ne PS mor pash Kishen e Laçit!! Na lini mor te kontribuojme edhe ne mor!! Po si e bete ne mode more??! Po pse more tash 30 vjet vetem e njajta race do na udheheqe??!! Nuk paska nxjerre Shqiperia te tjere??! Dhe doni pastaj te ecim para??!!

  4. Shqiptar says:

    Vajze e nderuar. Babait tend ju prefte shpirti ne paqe por me vjen keq qe nje nje vajze e re e konsideron partine(dhe cfare partie se?) PS apo PD si strumbullar te vlerave shpirtrore te njeriut. Ndoshta me kalimin e viteve do e kuptoni zonje(nqs deri tani nuk e ke kuptuar) e nderuar qe partite dhe sidomos ne Shqiperi jane grupe njerezish(ndoshta me mire klane,banda,ceta) ku secili kerkon te perfitoje per interesat personale. Partite nuk jane perfaqsuese te vlerave shpirtrore,parimeve etiko morale te personave, te ideve politike , por perfaqsuese te ambicjeve dhe interesave me banale te njeriut dhe sidomos nga ana materiale. Politika neper partite vajze e nderuar nuk eshte arti nobile ne sherbim te njerzimit por arti i mashtrimit dhe i genjeshtres se popullit. Prandaj zonje e nderuar nqs do qe te ngelesh e plote me karakter me parime dhe ideale qendro jashte partive. NQS te pelqejne korrupsionet,mashtrimet ,genjeshtrat atehere Partia eshte vendi ideal ke mund te mesosh keto lloj artesh. Shqiperine partite s’kane per ta bere kurre. Shiko ku e katandisen mbas 30 vjet si PS si PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje