Njihuni me fermën që po rrit insekte për të zëvendësuar pesticidet

13 Qershor 2021, 14:34Lifestyle TEMA

Bletët, grerëzat dhe buburrecat jetojnë të lira në një ‘çerdhe’ insektesh unike në Bretanjë, Francë.

Insektet kanë misionin të luftojnë dëmtuesit e produkteve bujqësore dhe të ndihmojnë duke inkurajuar pllenimin.

I gjithë ky proces zhvillohet në prodhuesin më të madh të domates në Francë, kooperativën Savéol. Ferma punon me 126 prodhues dhe është e njohur për kulturat e saj pa pesticide. Kërkesa në rritje e konsumatorit për produkte pa pesticide është shfaqur në përgjigje të shqetësimeve rreth ndikimit negativ të kimikateve tek njerëzit dhe në mjedis.

Ferma e insekteve u hap në 1983, diku jashtë Brest, në Francë. Por edhe sot, Savéol është prodhuesi i vetëm evropian që ka integruar prodhimin e insekteve ndihmëse.

Këto insekte të dobishme mund të kontrollojnë speciet e dëmshme si mizat e bardha, të cilat rrethojnë bimët në rritje, dhe bletët sigurojnë pllenim efektiv në një mënyrë thjesht organike.

1 komente në “Njihuni me fermën që po rrit insekte për të zëvendësuar pesticidet”

  1. mond says:

    Ndonje insekticid mund te zvendesohet jo te gjithe kurse pesticidet qe kurojne semundjet e bimeve nuk kane lidhje me insektet, prandaj mos besoni cdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje