Yll gjigant në "zemër" të Rrugës së Qumështit

12 Qershor 2021, 12:55Lifestyle TEMA

Një objekt i ndritshëm shkëlqen afër zemrës së Rrugës së Qumështit, më shumë se 25 000 vjet dritë nga Toka.

Ky është një yll gjigant që nuk është parë kurrë më parë dhe me një masë rreth 100 herë më të madhe se Dielli, sipas studimit të botuar në ”Monthly Notices of the Royal Astronomical Society” nga Instituti i Astronomisë i Universitetit britanik të Kembrixhit, i udhëhequr nga Leigh Smith.

I quajtur VVV-WIT-08, ylli ka një sjellje të pazakontë, pasi ai humbet shkëlqimin dhe pastaj bëhet përsëri i ndritshëm, një gjë e rrallë kjo në Rrugën e Qumështit, të cilën astronomët tani po përpiqen ta kuptojnë.

Hipoteza më e besueshme nga autorët e studimit është se ylli gjigant VVV-WIT-08 është pjesë e një klase të re të sistemeve binare.

Kjo do të shpjegonte sjelljen e pazakontë vezulluese të yllit, e cila do të humbte shkëlqimin sepse eklipsohet në mënyrë periodike nga një ”shok” i tij, që nuk është identifikuar ende.

3 komente në “Yll gjigant në “zemër” të Rrugës së Qumështit”

  1. Baliu says:

    E thjeshte kjo pune, ai yll ndoshta perbehet pjeserisht nga materia e rendomte dhe pjeserisht nga materia e erret. Apo ndoshta ai “shoku” i tije eshte nje vrime e zeze. Sido qe te jet, ket problem do ta zgjidhe AI apo ET.

  2. ?? says:

    heh ,
    qeka Yll i dashurum i cili fle ne krahun e❤️ aty ku rrjedh
    qumshti i omel i jetes ?

    1. Moisi Golemi says:

      Psikopati “poet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje