Jill Biden u vesh në takimin e G7 në Cornwall, në Britani me një xhaketë ku shkruhej “dashuri”.
E pyetur nga gazetarët për xhaketën, u shpreh se ajo dhe Presidenti Biden po sillnin dashuri nga Amerika.
“Ne po sjellim dashuri nga Amerika”, u shpreh ajo.
“Unë mendoj se kjo është një konferencë globale dhe ne po përpiqemi të sjellim unitet në të gjithë globin.
Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të ndjejnë një ndjenjë uniteti për të gjitha vendet dhe të kemi ndjenjën e shpresës në këtë vit pandemik.”, përfundoi ajo.
Dizajnuar nga marka franceze “Zadig & Voltaire”, mesazhi pozitiv i xhaketës së zezë ishte shkruar me thumba.
Në faqen zyrtare të brandit shkruhet se xhaketa është e prodhuar në pakicë dhe kostoja e saj është 448 dollarë.
KANE PJERDHUR NGA TRUTE KETA PLEQTE.KJO ESHTE SI LINDA RAMA,KISHIN MIQESI FAMILJARE ME BIDONIN DHE PASTAJ LA BURRIN,PER ME SHUME DASHURI AMERIKANE.