Hyri për të vjedhur, hajdutit i bie infarkt, por shpëtohet nga pronari

12 Qershor 2021, 16:16Lifestyle TEMA

Në përpjekje për të vjedhur një shofer automjeti, një 45 vjeçar tunizian pësoi një infarkt. Ngjarja ndodhi në Brescia të Italisë.

Ai u shpëtua pikërisht nga njeriu që po grabiste, pronari i automjetit, i cili kur pa hajdutin që ishte keq, kërkoi ndihmë. Fatmirësisht aty pranë po kalonte një infermier që i dha ndihmën e parë.

Hajduti i ishte afruar automjetit të parkuar dhe kishte shfryrë njërën gomë me thikë. Personi pa e ditur se çfarë po ndodhte mori mjetet për të ndërruar gomën.

Në momentin që ai nisi të ndërronte gomën, tuniziani iu afrua duke i marrë çantën dhe celularin e lënë përtokë, dhe në përpjekje për t’u larguar u ndje keq.

Tashmë hajduti ndodhet në spital i ruajtur nga agjentë policie, por në gjendje të mirë shëndetësore.

3 komente në “Hyri për të vjedhur, hajdutit i bie infarkt, por shpëtohet nga pronari”

  1. …….. por shpetohet nga pronari ?!! Pronari i kujt ?
    shpetohet nga viktima ore pyk.

  2. Gjykates Qinani says:

    Hajn i paaft.
    Futeni n burg qenin qi t aftsohet!

  3. katarakti says:

    Unë e kisha “ndihmuar” të jepte shpirt sa më shpejt, jo ta shpëtonja plehrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje