Skandali i Bashës: Kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 prillit dhe ish-deputetja s'gjejnë emrat në listën e votuesve dhe nuk lejohen të votojnë

13 Qershor 2021, 19:37Politika TEMA

Zgjedhet e brendshme në PD janë shoqëruar me një sërë problematikash që kanë vendosur në pikëpyetje seriozitetin e tyre.

Edhe pse në garë janë kryetari Lulzim Basha, dhe tre kandidatët Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, duket se këta të fundit nuk do të mund të marrin me votë mbështetjen e demokratëve.

Shumë prej anëtarëve nuk e kanë gjetur emrin në listë, ku mes tyre janë edhe E’them Aga, kandidati për deputet në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit dhe Lajla Përnaska, ish-deputete e PD.

Të dy këta anëtarë nuk janë lejuar të votojnë për kryetarin e ri. Një skandal me listat e PD-së, pasi është e çuditshme si mund të mos e ketë emrin në listë një prej kandidatëve që përfaqësonte PD-në para qytetarëve të Tiranës, duke u kërkuar votën, apo edhe ish-deputetja që ka përfaqësuar zërin e qytetarëve shqiptarë nën siglën e PD-së.

2 komente në “Skandali i Bashës: Kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 prillit dhe ish-deputetja s’gjejnë emrat në listën e votuesve dhe nuk lejohen të votojnë”

  1. Tepelensi says:

    Nuk dihet si funksionon lista
    Eshte gatuar nga duar te pista
    Ketu te keta po ndolle cudia
    Per te votuar ate qe do paria
    *
    Nje liste e pare dhe nje e dyte
    Njerzve per ti mbyllur syte
    Kete parti qe e bene shoqate
    Me njerez qe si votojne as grate

    *
    Po ketu funksjonone paraje
    Toke e xenun eshte bere partia
    Hajdutet jane vene ne gare
    Te mbajne lulezimin te pare

  2. Arber iliri says:

    ODIHR NUK I NJEF ZHGJEDHJET NE PD.HAHAHA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje