Ish-sulmuesi i bën thirrje hajdutit: Ma kthe përsëri fanellën e debutimit me Milanin

15 Qershor 2021, 22:40Sport TEMA

Ish-sulmuesi italian, Alessandro Matri, është përballur me një situatë aspak të këndshme së fundmi.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Matri i ka kërkuar hajdutëve që ishin futur në shtëpinë e tij, që t’ia rikthejnë bluzën e Milanit që i kanë vjedhur, me të cilën ai kishte debutuar në Serie A.

“I dashur hajdut që kishe hyrë ditën e sotme në shtëpinë e prindërve të mi. Midis gjërave që ke marrë, është diçka që për ju do të ketë vlerë të madhe ekonomike, por për mua ka një vlerë të veçantë.

Është fanella e Milanit, me të cilën unë kam debutuar në Serie A. Unë e di që ky shkrim nuk zgjidh gjë, por nëse ndonjëherë e lexoni këtë mesazh, mund të mendoni për idenë e mrekullueshme për ta rikthyer atë. Tani e dini adresën”, shkruan Matri.

3 komente në “Ish-sulmuesi i bën thirrje hajdutit: Ma kthe përsëri fanellën e debutimit me Milanin”

  1. Yyyp xhixhi says:

    Bluza jote perfundoi ne Lac.

    1. Me gezime says:

      hahaha… megjithese me erdhi keq per situaten por vertet eshte per te qeshur me komentin per lacianet tane bossa

  2. Eshte nji kerkese Njerezore qe ka te bej me pasionin e jetes se nji Futbolisti Italian
    i cili me miresjellje i kerkon Krimineleve qe i kan bastisur shtepine t’ja kthejne Fanellen e Debutimit ke Milano.
    Un do t’i bashkohesha ksaj thirrje e lutesha Hajduteve qe t’ja kthenin Fanellen
    Futbollistit Italian .
    Ajo Fanelle eshte nji nder Relikat me te rendesishme te Jetes se tij dhe shpresojme qe Hajdutet te tregohen
    sadopak njerezore dhe dorezojne perseri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje