Uefa ka hapur një hetim disiplinor kundër austriakut Marko Arnautovic, i cili të dielën pranoi se kishte perifrazuar fjalë fyese gjatë fitores në kampionatin Europian kundër Maqedonisë së Veriut (3-1). Është përzgjedhur “një inspektor etik dhe disiplinor” që të hetojë incidentin që përfshin sulmuesin 32-vjeçar, tha UEFA në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kjo është faza e parë e procedurës disiplinore, që synon konstatimin e fakteve, ndërsa UEFA ende nuk ka treguar se cila shkelje e rregullores së saj mund t’i atribuohet Arnautoviç.
Lojtari, me origjinë serbe dje, u kërkoi falje në Instagram “miqve të tij nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria”, duke iu referuar “shkëmbimeve të ndezura në momentin e shënimit të golit”, pa zbuluar përmbajtjen e fjalëve të tij. Disa media kanë folur për ofendime ndaj anësorit të Leeds Ezgjan Alioski, duke iu referuar origjinës së tij shqiptare, pasi Arnautovic shënoi golin e tretë në ndeshjen e fituar 3-1 nga “Das Team” në Bukuresht.
Pamjet televizive tregojnë se shoku i tij i ekipit David Alaba përpiqet ta qetësojë ndërsa lojtarët austriakë festojnë golin. “Unë do të doja të them një gjë shumë qartë: Unë nuk jam racist!”, Këmbënguli dje Arnautoviç, duke deklaruar se ai “mbron diversitetin”.
“Më falni, më falni, më falni. – tha ai duke shkruar edhe në shqip – Le të harrojmë gjithçka, nuk është pjesë e futbollit,” shkroi ai. Shoqata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut (FFM) dënoi incidentin. “Ne i kemi dërguar një letër zyrtare UEFA-s duke kërkuar një gjobë shumë të rëndë për Arnautoviç,” shkruante një deklaratë.
Prillin e kaluar, disiplina e Uefa vendosi dhjetë ndeshje skualifikim për mbrojtësin Çek Ondrej Kudela për “sjellje raciste” kundër lojtarit të Rangers Kamara në një ndeshje të raundit të 1/8 të Ligës së Europës që u luajt në Glasgoë, duke e privuar atë nga Europiani.
Alioski është surroshqiptar, ndërsa Arnautovic është me prejardhje shqiptare, sic dëfton edhe mbiemri i tij.
Ofendimin ia referoi surroshqiptarit Alioski, këtij të fundit nuk i bëhet vonë “për nënën shqiptare, ngase nuk ka sedër kombëtare, është rumun, ose polak -SKI tip.
ARBNORI-Aliovski eshte shqiptar nga nena dhe babai. Mbiemri i tij real eshte “Aliu”, por sic ka ndodhur rendom ne shtetin e sajuar te ashtuquajtur “Maqedonia e Veriut”, emrat jo-sllave jane sllavizuar per te rritur artificialisht numrin e banoreve sllave te atij vendi. Kjo eshte bere ne made, shume vite me pare gjate regjistrimit te popullsise atje, prandaj popullsia shqiptare ne MV nga 40% qe eshte ne realitet raportohet si 25%.
Po ky legeni Alioski ,qe vetem shqiptar nuk mund te jete, pse nuk ju pergjigj atij by…..
iri?