Këtë sezon do të zhvillohet për herë të parë kompeticioni më i ri për klubet në Europë, Liga e Konferencës.
Vllaznia udhëton në Bosnje, ku sfidon Shiroki Brijeg pas 10 vitesh jashtë Europës.
Laçi do të luajë ndaj malazezëve të Podgoricës, me ndeshjen e parë që luhet në Shqipëri.
Ndërkaq, do kemi ndeshje mes dy skuadrave shqiptare, teksa Shkupi është vendosur përballë Llapit.
Partizani ka peshkuar moldavët e Sfintul George. Ndërsa do të kemi edhe një derb shqiptarësh, Deçiç-Drita.
Partizani, Laçi dhe Vllaznia marrin pjesë për herë të parë në kompeticionin më të ri të UEFA-s, Liga e Konferencës.
Kujtojmë se, ndeshjet e turit të parë janë programuar të zhvillohen më 8 dhe 15 korrik, ndërsa finalja e kompeticionit do të luhet në Air Albania.
Shorti:
Laçi-Podgorica
Shkupi-Llapi
Sfintul George-Partizani
Deçiç-Drita
Shiroki Brijeg-Vllaznia
Struga- Liepaja (Letoni)