Ronaldo dhuron “show” ndaj Hungarisë, Portugalia e nis me fitore

15 Qershor 2021, 19:59Sport TEMA

Portugalia e nis me këmbën e parë EURO 2020. Kampionët në fuqi të Europianit kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Hungarinë në shtëpi duke bërë një ndeshje perfekte.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola me Portugalinë që kishte disa shanse për gol.

Edhe fraksioni i dytë nis me portugezët në sulm, por goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 84-të me Guerreiron që zhbllokoi ndeshjen, ndërsa dy minuta më vonë Ronaldo u tregua i saktë nga penallti.

Për të vulosur ndeshjen mendoi sërish CR7 që në të 92-të shënoi edhe golin e 3 duke bërë që takimi të mbyllej 0-3.

Me këtë fitore, Portugalia merr 3 pikët e para në grupin e “ferrit” ku janë edhe Gjermani e Franca që do të përballen në mbrëmje.

2 komente në “Ronaldo dhuron “show” ndaj Hungarisë, Portugalia e nis me fitore”

  1. Satér says:

    “Show” i leshit ! Ku ishte “show” i pedes te penalltia apo te goli i tretê kur hungarezêt kishin lênë lojên ?!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje