Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian miratoi me 58 vota pro, 8 kundër dhe 3 abstenime një rezolutë, ku pasi mbështet regjimin e sanksioneve të miratuar në dhjetor të 2020 për personat që akuzohen për shkelje të të drejtave të njeriut, bën thirrje që në këtë regjim të përfshihen edhe akuzat e korrupsionit.
“Korrupsioni ka një ndikim shkatërrues te të drejtat e njeriut dhe shpesh minon funksionimin e institucioneve ligjzbatuese dhe sfidon sundimin e ligjit”, thuhet në rezolutë.
Megjithatë, ndryshe nga regjimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i vendeve të tjera në botë, regjimi sanksionues aktual i Bashkimit Europian nuk e përfshin korrupsionin te akuzat që dhunojnë të drejtat e njeriut që ndëshkohet me masa kufizuese.
Për këtë qëllim, eurodeputetët e Komitetit të Punëve të Jashtme të PE i kërkojnë Komisionit që të përgatisë një propozim ligjor për të amenduar regjimin në fuqi të sanksioneve, duke përfshirë në të edhe korrupsionin.
Eurodeputetët thonë se legjislacioni i ri duhet të propozojë raste konkrete të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut, në mënyrë që të përmirësohet regjimi i sanksioneve, e po ashtu të mundësojë që mekanizma të tillë të vihen në punë edhe nga shoqëria civile.
Nisma e eurodeputetëve interpretohet si përpjekje për të goditur zyrtarët rusë që qëndrojnë afër Putinit dhe ata bjellorusë që mbështesin Lukashenkon, por nëse propozimi miratohet ajo do të prekë edhe Shqipërinë, ku së fundmi Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata për përfshirje në afera korruptive madhore ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Gazeta Si kontaktoi Komisionin Europian përmes postës elektronike për të mësuar nëse Brukseli mund të zbatojë të njëjtat sanksione si SHBA sa u takon personave që akuzohen si të përfshirë në korrupsion.
Zëdhënësi i KE, Peter Stano i tha gazetasi.al se vendosja e sanksioneve ndaj zyrtarëve, apo grupeve të caktuara nga SHBA është çështje që i përket autoriteteve amerikane, duke nënkuptuar se nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e këtyre figurave me unionin europian.
“BE përmbahet nga komentimi mbi vendimin e SHBA për të zgjeruar sanksioneve në Ballkanin Perëndimor. Kjo është çështje e autoriteteve amerikane. Masat e SHBA-së zbatohen kundër personave dhe entiteteve të caktuara në marrëdhëniet e tyre me SHBA-së”, deklaroi ai.
…te pergatis nje propozim ligjor…dmth mbas nja 10 vjetësh miratohet.5 vjet te pergatitet dhe nja 4 -5 vjet qe te votohet nga te gjithe .
Po ctu desh more Sali
gjej nje vrime e futu tani
Merr Zenin Liren dhe Giten
se Europa po ta ngre priten
Nji doli me dopio per gopin e Shiqers
DMTH, EUROPA I PRANON KRIMINELET, HAJDUTET QE BEJNE KORRUPSION DHE ATA QE DHUNOJNE TE DREJTAT e te tjereve, bile u jep dhe Azil Politik; kane bere mire qe kane kryer keto veprime. O burra te futemi ne Europe te na e fuse Europa si na e ben Doris Pack kaq kohe!
Pra me ne fund nji nder Politikanet qe beri zuLlum jeten dhe Demokracine ne Shqiperi
fton Deputete e PE-s te blejne Librin e tij dhe njihen me nga afer me bemat e tij Demokratike ,
ku kemi te bejme me Krime ,vrasje te pabesa , tradheti ,spiunazhe ,mashtrime ,abuzime me shtetin
trafiqe nga me skandalozet si me qen Shteti i nji Narkomani por edhe Diktatori i tipit Noriega ,
te cilit i referohet shpesh ,kur do te njollosi kundershtarin .
Bliheni te gjithe se nuk ja ka shkruar asnji debil servile ,si me Librin e lylit ” Missioni i nji Bytheci ”
per ta njohur me mire Daktorr Adhamudhin e Demoracise urbane ?
Harroni o cingiet e Rames qe po erdhi ajo dite do e hani dhe ju se jeni pjese e se teres.
Ala me çengiet ti, o Selimo. Epo nuk mund te pritet ndonje llaf te hajrit prej ketij tipi.