Ish-presidenti Bujar Nishani, njëkohësisht dhe anëtari i “grupimit për PD-në”, ka hedhur akuza mbi procesin e zgjedhjeve brenda partisë. Sipas Nishanit, 50% e anëtarësisë është fshehur dhe se ka pasur persona të cilët kanë votuar më shumë se një herë.
Gjatë një konference për shtyp të “grupimit për PD-në”, Nishani deklaroi se mbi 20 mijë anëtarë të Forumit Rinor të PD-së janë përjashtuar nga votimi.
Një tjetër shqetësim që ngriti Nishani, është qëndrimi i PD-së për 3 mandate në opozitë, çka sipas tij është përgjegjësi e vetme e Lulzim Bashës. Ai thotë se duhet të punohet në mënyrë që demokratët të mos qëndrojnë dhe për mandatin e katërt në opozitë.
“50% e anëtarësisë fshihet. Fakti i dytë, në media është treguar se si nga një person hidhen 7 fletë votimi. Kjo ka ndodhur në mënyrë sistematike. Basha me shifrat opozitare përfaqëson minorancën e Partisë Demokratike. Për herë të parë në historinë e saj 30-vjeçare nuk qëndron 3 mandate në opozitë.
Thirrja jonë është që Partia Demokratike të mos qëndrojë dhe për mandatin e katërt në opozitë. Janë mbi 20 mijë anëtarë të Forumit Rinor të PD-së që janë përjashtuar nga votimi. Nuk mund të mbetemi peng i këtij modeli. Ne kemi marrë përsipër për ta rrëzuar këtë kulturë” – tha Nishani.
Në anën tjetër, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani u shpreh se gjatë këtij procesi zgjedhor nuk ka pasur një rregullore të brendshme, si dhe nuk ka vendim për largimin e votuesve.
“Nuk ka rregullore të brendshme, nuk ka modalitete. Janë fakte publike. Kërkoni një vendim që janë larguar votuesit. Janë zgjedhje ‘alla-Luli’ – tha Ristani.
Më herët gjatë konferencës ka folur dhe përfaqësuesi i “grupimit të PD-së” të kandidates Edit Harxhi, Arben Imami. Ai deklaroi se në këto zgjdhje Lulzim Basha mori 25 mijë vota më pak se në vitin 2017. Sipas tij, një shqetësim tjetër që ka shoqëruar këtë proces është dhe fshehja e listave të anëtarësisë duke deklaruar se vetëm organizatat terroriste i fshehin ato.
O nishaniii…..Bashen e uruan nderkombetaret…..nuk mund ta kthesh Salen ne drejtim….ene pome ktheve ti ke planifiku frere per te…..po mos haro…. sala o kal i hazdisum.
Duhet te jene te Sales.
Pa mustaqe nuk te respektojn or Jari!d
O Bujar Nishani, ti pastaj Bamir Topi dhe më vonë Astrit Patozi keni qenë vlerë e PD-së. Porse ndryshove karakterin duke iu servilua dhe nënshtrua kryetarit tuaj Sali Berishës. Nuk mundesh të qëndrosh në politikë pa pasë krenarinë personale. Ju i përngjani anëtarëve të LDK-së të cilët nuk guxojmë ta marrin asnjë iniciativë apo vendim pa e përmendë Ibrahim Rugovën. Leni Berishën e Rugovën se ata i përkasin të kaluarës. Kjo është e njejtë sikur bota e futbollit sot të thirret në Pele dhe Maradona. Jo more jo se tani kemi Mesi, Ronaldo, Mbape e shumë lojtarë tjerë siç duhet të ketë skuadra e PD-së.