Formacionet zyrtare: Italia në kërkim të kualifikimit, dy shqiptarë në fushë për Zvicrën

16 Qershor 2021, 19:51Sport TEMA

Itali-Zvicër do të jetë sfida e fundit për ditën e sotme në EURO 2020.

“Axurrët” pas fitores së parë 3-0 ndaj Turqisë kërkojnë triumfin e radhës për për të mbyllur përfundimisht çështjen e kualifikimit.

Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja Kombëtaret.

Trajneri Mancini ka vendosur të bëjë vetëm një ndryshim të detyruar, Di Lorenzo në vend të Florenzit të dëmtuar kurse te Zvicra do të luajnë dy shqiptarë në fushë, Xhaka dhe Shaqiri.

ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne.

SVIZZERA (3-4-2-1): Sommer; Elvedi, Schar, Akanji; Mbabu, Freuler, Xhaka, Rodriguez; Embolo, Shaqiri; Seferovic

1 komente në “Formacionet zyrtare: Italia në kërkim të kualifikimit, dy shqiptarë në fushë për Zvicrën”

  1. Meti says:

    Si mund ta shohim live ne internet celular?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje