“Flet budallallëqe, desh të rrahu një drogaxhi”, Marku i përvishet Conor Benn LIVE

16 Qershor 2021, 13:20Sport TEMA

Florian Marku nuk i ndahet Conor Benn. Boksieri shqiptar është kapur së fundmi me britanikun, teksa ishin në një aktivitet.

Lushnjari i vuri në dukje faktin që ai përballet me rivalë të lehtë, me shumë humbje, si dhe nuk mund t’i linte pa përmendur se në rrugëtimin e tij e ka ndihmuar shumë fakti që është djali i Nigel Benn, një ish-kampion bote në boks.

Në videon e publikuar kemi veçuar një pjesë të dialogut mes Marku dhe Conor Benn.

Florian Marku: Unë ndeshem me boksierë me 19 fitore e 0 humbje. Por, s’ta vë fajin Conor. Pa merak, koha ime do të vijë.

Conor Benn: Ti s’resht së foluri budallallëqe.

Florian Marku: Unë nuk flas budallallëqe. Ti ndeshesh vetëm me boksier të lodhur.

Conor Benn: Ti humbe ndaj një të varuri nga, për pak shpëtove.

Florian Marku: Kush unë?

Conor Benn: Po për pak humbe.

Florian Marku: Atë e nxora nokaut.

Conor Benn: Je i çmendur, i çmendur.

Florian Marku: Shnet…

2 komente në ““Flet budallallëqe, desh të rrahu një drogaxhi”, Marku i përvishet Conor Benn LIVE”

  1. Fatos says:

    O djalosh, duhet të kesh pak njohje, nuk je në Greqi pse Gjermani këtu, e kuptoj që të zjen gjaku dhe do ndeshje të mira, por ndoshta duhet të ndryshosh agjentin.

  2. Mal Cori says:

    Floriani eshte treguar ashtu sic eshte , shqiptar.
    Ne i themi , fshatar…
    Dhe themi, pse na urren bota…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje