VIDEO: Pogba imiton Ronaldon, largon nga tryeza sponsorin e Europianit

16 Qershor 2021, 11:05Sport TEMA

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, vendosi ta hiqte një shishe birrë Heineken nga konferenca e tij për shtyp, pas fitores 1-0 kundër Gjermanisë, në Kampionatin Europian.

Pogba u emërua “Njeriu i Ndeshjes”, teksa pasimi i tij “i hollë” ndihmoi në shkaktimin e autogolit të Mats Hummels, që i dha fitoren ekipit të Didier Deschamps në ndeshjen hapëse të grupit.

Cristiano Ronaldo u bë kryelajm botëror vetëm 24 orë më pare, kur largoi dy shishe qelbi Coca Cola nga tryeza e konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Hungarisë.

Super ylli i Juventusit, i vetëdijshëm për shëndetin, veproi ashtu. Veprim që për pak minuta bëri xhiron e botës përmes rrjeteve sociale dhe mediave të fuqishme.

Kampionati Europian ka një mori sponsorësh, përfshirë gjigantët hollandezë të Heineken.

Megjithëse shishja e vendosur mbi  tryezë ishte në të vërtetë një ofertë birre pa alkool, myslimani i devotshëm Pogba zgjodhi ta hiqte që aty, njësoj si CR7 me pijën tjetër të njohur.

Ronaldo e zëvendësoi me një shishe uji, duke apeluar indirekt për të mos konsumuar pije me sheqer dhe gaz. Pogba u duk më pak i rrezikuar, por e pa të arsyeshme ta hiqte shishen e birrës, pasi kjo shkonte kundër besimit të tij si musliman i devotshëm.

First Ronaldo with the Coca-Cola…

Now Paul Pogba wasn't happy with the Heineken in front of him at his press conference ?❌ pic.twitter.com/SU1ifQPGOP

— Goal (@goal) June 16, 2021

3 komente në “VIDEO: Pogba imiton Ronaldon, largon nga tryeza sponsorin e Europianit”

  1. Alex says:

    Po me mire ti kishin vene nje sapllake per te lare bythen e zeze meqense qenka kaq I devotshem

  2. Tetovari2 says:

    Krejt e rregulluar me prapavijë,shihet qartë në
    lëvizen e bebëzave të syve të Pogbas!Pogba është urdhëruar pë të bërë një veprim të tillë në interes të dikujt.

  3. drini says:

    Kane dhene mesazhe te mira si Pogba si Ronaldo. Pijet jo alkolike si koka kola etj jane te demshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje