Ish-sulmuesi italian, Alessandro Matri, është përballur me një situatë aspak të këndshme së fundmi.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Matri i ka kërkuar hajdutëve që ishin futur në shtëpinë e tij, që t’ia rikthejnë bluzën e Milanit që i kanë vjedhur, me të cilën ai kishte debutuar në Serie A.
“I dashur hajdut që kishe hyrë ditën e sotme në shtëpinë e prindërve të mi. Midis gjërave që ke marrë, është diçka që për ju do të ketë vlerë të madhe ekonomike, por për mua ka një vlerë të veçantë.
Është fanella e Milanit, me të cilën unë kam debutuar në Serie A. Unë e di që ky shkrim nuk zgjidh gjë, por nëse ndonjëherë e lexoni këtë mesazh, mund të mendoni për idenë e mrekullueshme për ta rikthyer atë. Tani e dini adresën”, shkruan Matri.
Bluza jote perfundoi ne Lac.
hahaha… megjithese me erdhi keq per situaten por vertet eshte per te qeshur me komentin per lacianet tane bossa
Eshte nji kerkese Njerezore qe ka te bej me pasionin e jetes se nji Futbolisti Italian
i cili me miresjellje i kerkon Krimineleve qe i kan bastisur shtepine t’ja kthejne Fanellen e Debutimit ke Milano.
Un do t’i bashkohesha ksaj thirrje e lutesha Hajduteve qe t’ja kthenin Fanellen
Futbollistit Italian .
Ajo Fanelle eshte nji nder Relikat me te rendesishme te Jetes se tij dhe shpresojme qe Hajdutet te tregohen
sadopak njerezore dhe dorezojne perseri .