FOTOT: Si sot pesë vite më parë kur Shqipëria humbiste ndaj Francës në Europian

15 Qershor 2021, 22:20Sport TEMA
FOTOT: Si sot pesë vite më parë kur Shqipëria humbiste ndaj

Si sot 5 vite më parë, më 15 qershor 2016, Shqipëria luante ndeshjen e dytë në finalet e kampionatit europian 2016, kundër Francës, në stadiumin e Marsejës, në Francë.

Tekniku italian, Gianni De Biasi hodhi në fushë këtë formacion: Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Mërgim Mavraj, Ansi Agolli, Burim Kukeli, Andi Lila, Amir Abrashi, Ledian Memushaj, Ermir Lenjani, Armando Sadiku.

Gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Frederic Veseli, Odise Roshi dhe Taulant Xhaka. Sfida u mbyll me rezultatin 0-2, por Shqipëria bëri një ndeshje shumë të mirë, duke i bërë ballë yjeve francezë deri në minutat e fundit, kur u vendos edhe rezultati final.

Kjo ishte ndeshja e dytë e kuqezinjve në grup, teksa në duelin e parë u mundëm me rezultatin 1-0 nga Zvicra, ku gjithashtu bënë një paraqitje shumë të mirë ndonëse nuk patën fat.

1 komente në “FOTOT: Si sot pesë vite më parë kur Shqipëria humbiste ndaj Francës në Europian”

  1. Tifozi kuq e zi says:

    Kam qen ne stadium mes tufes , eh koh te bukura , ndeshje e pa par , gafa De Biazit qe hoqi Ajetin nga mbrojtia 5 minutat e fundit i dha fitoren Frances.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje