E kafshoi gjatë ndeshjes, Pogba fal dhe përqafon lojtarin kundërshtar

16 Qershor 2021, 09:49Sport TEMA
E kafshoi gjatë ndeshjes, Pogba fal dhe përqafon lojtarin

Mbrojtësi gjerman Rudiger u duk se kafshoi Paul Pogba, afër fundit të pjesës së parë të ndeshjes Francë-Gjermani. “Pickimi” i dukshëm mori reagimin e menjëhershëm nga Pogba, i cili me siguri ndjeu diçka.

Ndërsa futbollistët kanë një tendencë për t’i reklamuar ngjarje të tilla të dëmshme, Pogba nuk mundi të shihte se çfarë po i bënte Rudiger nga pas. Pasi ndjeu kafshimin, kërkoi reagim nga gjyqtarët e ndeshjes. Gjë që nuk erdhi.

Një moment që kujtoi për të gjithë kafshimet e Luis Suarezit ndaj Branislav Ivanovic të Chelsea, kur vetë luante me Liverpool, më 2013. Një vit më vonë, Suarez kafshoi Giorgio Chiellini e Italisë në Kupën e Botës 2014.

Vetë mesfushori francez, pati u përqafua në fund të ndeshjes me Rudiger, kërkoi të mbyllej këtu kjo çështje, të mos kishte asnjë pezullim për kolegun kundërshtar:

“Ne jemi miq, kjo nuk ishte asgjë e madhe. Unë mendoj se i keni parë fotografitë në TV, kjo çështje ka mbaruar, i përket së kaluarës. Nuk jam duke qarë për kartona të verdhë apo të kuq, që mund të jepeshin për veprime të tilla. Ai më kafshoi paksa, por e mbyll këtu këtë temë. Ne njihemi prej kohësh.

E ndjeva pickimin në shpinë, i thashë gjyqtarit, por ai i merr vendimet. Dhe e mori vendimin. Nuk nxori asnjë karton dhe mendoj se është më mirë kështu. Nuk dua që ai të pezullohet për shkak të kësaj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje